Horoskopi i datës 11 korrik 2020
Dashi
A mund të dalloni faktet nga trillimet? Dikush do të përpiqet t’ju fusë në kurth sot. Nëse keni dyshimet në dallimin e fakteve, lërini instinktet t’ju udhëzojnë, pasi ato rrallë herë gabojnë.
Nëse keni diçka për të përfunduar, diçka që duhej ta kishit mbaruar ditë apo javë më herët, keni ende kohë për ta kryer detyrën. Por duhet ta bëni sot, ky është shansi i fundi, pasi në të kundërt do të përballeni me pasojat.
Binjakët
Viti juaj nis sërish sot. Harroni çfarë ka ndodhur dje, apo javën e kaluar, qoftë edhe muajin e kaluar, e vetmja gjë që ka rëndësi është çfarë do të bëni në të ardhmen. Merrni situatën në dorë dhe bëni më të mirën.
Gaforrja
Nuk keni asgjë për t’u shqetësuar dhe shumë punë për të bërë në vazhdim ku ju presin edhe shpërblimet e duhura. Mos lejoni që ndryshimet në pozicionin e Diellit të ndikojnë në mendimet tuaja në mënyrë negative.
Luani
Do ju duhet të punoni më afër me shokët dhe kolegët tuaj në ditët në vijim. Mund të jeni lider nga natyra, por nganjëherë edhe një Luan duhet të pranojë fuqinë që vjen nga anëtarët e tjerë të grupit.
Virgjëresha
Ditët në vijim janë tepër të rëndësishme për karrierën tuaj dhe pasionin për jetën. Vendosni qëllime të larta, më pas vazhdoni të prekni majat, por mos e lini dashurinë në plan të dytë.
Peshorja
Vendosni mënjanë të gjitha shqetësimet që mund të keni në mendje dhe nisni të buzëqeshni më shumë nga ç’keni bërë deri më tani. Nga nesër, nuk do të ketë asgjë që të mbajë peng buzëqeshjen tuaj.
Akrepi
Partneritetet dhe marrëdhëniet tuaja nuk do të jenë shumë intensive në ditët në vijim, krahasuar me javët e fundit. Por mos mendoni se mund t’i injoroni çështjet që ju kanë ndarë juve së fundmi. Ato do të jenë sërish aty.
Shigjetari
Jeni në prag të një faze më pozitive, por kjo po ashtu do të jetë një periudhë në të cilën duhet të jeni më të kujdesshëm edhe ndaj personave të tjerë me të cilët keni të bëni. Nevojat e tyre dhe nevojat tuaja duhet të përafrohen.
Bricjapi
Me lëvizjen e Diellit në shenjën tuaj ndjekëse, duhet të kujdeseni më shumë për mirëqenien. Për ta thënë më thjeshtë, mos vraponi në vend. Raportet ndërpersonale paraqiten të vështira dhe kërkojnë kujdes.
Ujori
Një prej kohëve më të mira të vitit pritet të nisë për ju dhe askush nuk do t’ju ndalë në javët në vijim. Kujtoni që herë pas here edhe ta ulni shpejtësinë dhe të admironi pamjen e rrugës dhe arritjet tuaja.
Peshqit
Një sërë detyrash dhe përgjegjësish të reja do ju vihen përballë këtë javë, disa prej të cilave kanë të bëjnë me jetën tuaj private. Mos provoni t’i shmangni. Duhet të përballeni me ato çështje dhe t’i zgjidhni.