Horoskopi i datës 1 shtator 2019 nga Susan Miller
Dashi
Me mbështetjen e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, me të cilën merreni jeni marrë për shumë kohë. Duhet të jeni shumë të shkathët dhe me aftësi të mira komunikimi, në rast se një mundësi e re shfaqet në horizont.
Demi
Planetët në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëjë që të ëndërroni me sy hapur! Emocione të forta do të bëjnë që t’i përjetoni momente me shumë pasion.
Binjakët
Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë tek kontaktet e reja.
Gaforrja
Me Saturnin që priret t’ju vështirësojë çdo gjë, do të përballeni me një buzëqeshje. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitivë do t’ia dilni të jepni më të mirën. Në rrethin shoqëror, do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave të juaja.
Luani
Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë të provokuar nga Hëna që është kundra jush. Dhe kjo ju bën të cënueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave tuaja me ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjegjet me nxitim romantik dhe pasionant.
Virgjëresha
Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu më me përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund gjendja e juaj ekonomike është në rritje edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.
Peshorja
Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbajeni në kontroll gjaknxehtësinë tuaj, edhe pse një familjar do të çojë në kufi durimin e juaj. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por, gjithashtu, do të tregoni se jeni edhe shumë xheloz.
Akrepi
Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës së juaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.
Shigjetari
Neptuni kundra jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Mund të ndryshojë disa zakone. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.
Bricjapi
Hëna në qiellin tuaj përballë Diellit do t’ju verë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë përballë madje edhe keqkuptimeve të vogla me të tjerët.
Ujori
Urani do të ndikojë te ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar mbi zgjedhje të bëra së fundmi që ju kanë bërë të lumtur do t’ju ndihmojë të jeni në humor më të mirë.
Peshqit
Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që do të ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim hipotezash konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm te ju.