Horoskopi i datës 1 qershor 2019 nga Susan Miller

Dashi
Bashkëveprimi i Hënës me Venusin do të bëjë që sot të kaloni një ditë të shumë bukur dhe të frytshme. Gjithçka do t’ju duket e thjeshtë. Do të keni harmoni edhe në fushën e dashurisë. Është dita ideale për të kaluar kohën me miqtë ose me familjen. Përfitoni!

Demi
Për shkak të ndikimit jo të favorshëm të Uranit nuk duhet të humbni nëpër hollësi, por duhet të përqendrohuni në esencën e gjërave. Organizohuni, sepse vazhdon lëvizja favorizuese e Jupiterit, e cila premton ndryshime pozitive dhe krijuese në jetë.

Binjakët
Ditën e sotme, pasiguria dhe xhelozia në çift mund të shfaqen në formën e grindjeve. Me Venusin që ju mbështet, nëse punoni në fushën e artit ose spektakleve, parashikohen rezultate që ju përmbushin shpirtërisht dhe ju kënaqin nga ana materiale.

Gaforrja
Tensionet e lidhura me probleme profesionale do të lehtësohen vetëm nga ëmbëlsia e personit të zemrës, që sot do të jetë më e theksuar. Nuk ndiheni të qetë brenda vetes, sepse nuk arrini të zgjidhni midis dy pretendentësh që ju kanë magjepsur.

Luani
Për meritë të Hënës dhe Jupiterit, sot do t’ia dini të përgatiteni në mënyrë efikase për të ndjekur objektivat me vendosmëri. Bisedoni me partnerin, mund të keni mbetur disi të ndarë nga njëri- tjetri nga zgjedhjet e fundit. Jini të kuptueshëm.

Virgjëresha
Nuk është e habitshme që të jeni disi nervozë. Me Hënën që ju shqetëson, ju duket se çdo gjë shkon keq. Në fakt, gjërat po shkojnë shumë mirë. Rrini me njerëz me të cilët kuptoheni dhe shmangni ata që paragjykojnë këdo dhe gjithçka.

Peshorja
Me Plutonin aleat dhe Saturnin bashkëpunues, dhuntitë tuaja intelektuale do të shkëlqejnë për t’ju çuar përpara. Shmangni një mik të pavendosur. Me ndihmën e Saturnit, do të dini që ditë pas dite të ndërtoni atë që keni për zemër.

Akrepi
Do të keni një dëshirë të fortë për të dalë nga rutina e përditshme. Nëse bëni disa ndryshime, do të jetë gjithçka më e pëlqyeshme. Nëse mundni, largoni ata që ju duken shumë sipërfaqësorë dhe që ju i gjykoni jo shumë të besueshëm.

Shigjetari
Nëse vazhdoni të jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobive dhe krijimtarisë, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar edhe personat që ju rrethojnë.

Bricjapi
Saturni ju jep shumë energji. Kjo është një ditë ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.

Ujori
Me Mërkurin, Venusin, Marsin dhe Jupiterin bashkëpunëtorë, do të ndiheni shumë të sigurt në vetvete dhe të aftë për të pasur projekte largpamëse. Shijojeni këtë ditë të bukur dhe ndryshoni rutinën, duke përfituar kështu edhe gjatë javës.

Peshqit
Të acaruar nga Neptuni në qiellin tuaj që grindet me Hënën, këtë ditë do të shfaqnin anën më kryengritëse të karakterit të juaj. Nëse do të mendoni me qetësi, do ta kuptoni se askush nuk po e kërcënon realitetin tuaj të dashurisë.