Horoskopi i datës 1 nëntor 2019

Dashi
Do të keni dëshirë që ta përfundoni këtë javë në mënyrë tejet të kujdesshme, inteligjente dhe inovative. Nuk do të mungojnë idetë krijuese dhe zgjidhjet të cilat do të rezultojnë me shumë vlerë. Do të jeni të fortë dhe të vendosur.

Demi
Venusi ju bën tejet të ndjeshëm dhe të kuijdeshëm, me dhe pa vetëdijen tuaj. Një realitet ndoshta jo shumë komod, pasi do të keni të bëni me persona të paqëndrueshëm dhe gati për të ndryshuar ide shumë shpejt. Kjo gjë nuk do t’iu pëlqejë aspak.

Binjakët
Do të jetoni emocione dhe pasione të forta, gjë që do të lëvizë çdo gjë rreth jush. Do të jeni të mbushur me energji, enkas për të jetuar situatat me të cilat do të përballeni. Do të argëtoheni pa masë, sepse për më tepër është fundjavë.

Gaforrja
Do të jetë një ditë shumë e çmuar dhe interesante sa i takon sferës profesionale, veçanërisht për mënyrën me të cilën do të përballeni me angazhimet e punës. Gjatë kësaj dite, mendimet do të jenë të ndezura dhe plot ide për të zgjidhur më së miri çdo gjë.

Luani
Flisni, bisedoni dhe dëgjoni. Bëjeni pikërisht gjatë kësaj dite, pasi yjet do ju mbrojnë dhe do ju bëjnë mjaft simpatikë si dhe gjenialë në zgjedhjen e fjalëve. Gjithashtu do të jeni të parezistueshëm për mënyrën se si do të veproni.

Virgjëresha
Mërkuri do të jetë në kontakt të ngushtë me energjitë dhe risitë e momentit. Ky do të rezultojë një fenomen i aftë për ta bërë vërtetë interesante këtë të premte. Nuk të mbetet gjë tjetër përveçse të jetoni qetësisht, por me mendjen e hapur ndaj gjërave të reja.

Peshorja
Hëna do të vendosë në kontakt mes yjeve dhe qiellit. Diçka që për shenjën tuaj, do të përkthehet sigurisht në dëshirë dhe kapacitet për të thënë dhe folur në mënyrë të qartë dhe origjinale, duke thyer tabu dhe duke qartësuar shumë realitete të fshehura.

Akrepi
Si mendoni se do e përballoni këtë fundjavë në të cilën ndiheni të nxitur për të bërë sa më shumë dhe më mirë? Këshillohen konsulta të vazhdueshme me një dietolog dhe dëshira për të jetuar plotësisht çdo situatë. Kjo është ajo që ju duhet!

Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri do të ndikojnë plotësisht në shenjë, por edhe në raport me planete të tjera. Momentet magjike do të ngjallin tek ju emocione dhe që do ju lejojnë që të jetoni qetësisht çdo ndjesi.

Bricjapi
Do të nisni të mbyllni në mënyrë energjike shumë llogari me persona dhe situata problematike, tek të cilët nuk besoni shumë dhe që dëshironi që t’i mbani larg. Bëjeni tani, sidomos nëse ndiheni të fortë dhe të bindur. Veproni me shpejtësi, në mënyrë që të hapni rrugë.

Ujori
Mësoni të dialogoni më mirë dhe sa më shumë me njerëzit që i cilësoni miq, dhe me gjithçka që ka të bëjë me ju. Fitoni siguri dhe optimizëm i cili do ju ndihmojë shumë. Mos i çoni dëm mundësitë që do ju ofrohen.

Peshqit
Nëse po ëndërronit një fund jave të qetë, atëherë do të zhgënjeheni. Kjo pasi do të përballeni me njerëz të pandjeshëm, në kërkim të zgjidhjeve dhe reagimeve. Në një farë mënyre do të duhet të jepni drejtim.