Horoskopi i datës 1 maj 2020

Dashi
Ditë harmonike dhe e mbushur me surpriza të këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni aspak kohë të mërziteni sepse partneri/ja do iu mbajë në pëllëmbe të dorës.

Demi
Çdo dëshirë që të keni gjatë kësaj dite duhet t’ia shprehni atij/asaj që keni në krah. Vetëm në këtë mënyrë ai mund t’iu kuptojë dhe mund t’iu bëjë të ndiheni sa më mirë.

Binjakët
Ndikimi i yjeve në planin sentimental do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Ata do iu shtyjnë të tregoheni më të hapur dhe të mos keni komplekse. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë edhe sakrifica vetëm për të gjetur personin e duhur.

Gaforrja
Do diskutoni hapur për gjithçka me partnerin/en dhe marrëdhënia mes jush do jetë akoma më e ngrohtë. Disa mund të mendojnë të krijojnë së shpejti një familje. Beqarët do kenë disa opsione interesante, por nuk do dinë kë të zgjedhin.

Luani
Do keni të njëjtat ide dhe mendime me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush. Do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur dikur.

Virgjëresha
Do ia shprehni partnerit/es tuaj si gëzimin ashtu edhe mërzitjen dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush. Edhe ata që kanë pasur probleme do i sqarojnë.

Peshorja
Për pjesën më të madhe të të dashuruarve dita do jetë shumë e qetë dhe pa probleme. Ai që keni në krah do i kuptojë të gjitha prioritetet tuaja dhe do iu mbështetëse në çdo moment.

Akrepi
Jeta juaj sentimentale do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do kaloni momente pasionante me partnerin/en dhe herë pas here do iu duket vetja sikur jeni në një ëndërr.

Shigjetari
Marrëdhënia në çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Mundohuni të mos abuzoni me durimin e partnerit/es sepse gjërat mund të marrin tatëpjetën.

Bricjapi
Do jeni shumë xhelozë sot për ata që keni në krah dhe marrëdhënia midis jush do jetë goxha e tensionuar. Kujdes mos e prekni atë në thembrën e Akilit sepse do keni probleme të mëdha. Beqarët nuk do jenë ende gati të fillojnë një histori dashurie.

Ujori
Ditë paksa e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin/en dhe nuk do hapni rrugë aspak. Beqarët do njihen me persona shumë interesantë dhe me shumë gjasa do fillojnë një histori të bukur dashurie.

Peshqit
Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e qetë sot. Do flisni hapur me njeri-tjetrin dhe do bini në mirëkuptim për gjithçka. Do jeni më të qartë edhe për vendimet që do iu duhet të merrni.