Horoskopi i datës 1 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Një ditë që fillon mirë, sigurisht që do të jetë pozitive. Kot nuk thonë se fillimi i mbarë gjysma e punës, por kjo nuk do të thotë që të flini mendjen më pas. Tregoni kujdes edhe për punët e zemrës.

Demi
Edhe për ju kuadri yjor duket shumë pozitiv, por kujdes, nuk keni pse të kërkoni me çdo kusht të bëni ju “pararojën”. Një problem i vogël në punë duhet të zgjidhet me durim e maturi, ndaj tregoni cilësitë tuaja.

Binjakët
Sot duhet të tregoheni të vendosur, pasi nuk ju intereson më aspak të zvarritni një çështje shumë të rëndësishme për ju. Hëna inatçore sot është shkak që të mos jeni shumë të shoqërueshëm.

Gaforrja
Sektori i punës, i biznesit apo i aktivitetit ekonomik në përgjithësi duket se do të jetë më i favorizuari, duke pasur parasysh vendosjen e planetëve në orbitat përkatëse. Dashuria do të jetë në nivelin më të lartë.

Luani
Edhe pse mund të keni ndonjë objeksion për atë që ju jep puna sot, nuk duhet të jeni shumë pretendues, kur e ndjeni vetë se keni bërë pak. Mos u tregoni shumë dorështënguar në dashuri, pasi zjarri duhet të mbahet i ndezur.

Virgjëresha
Tashmë e keni mbështetjen totale të një Saturni më pozitiv se kurrë, por jeni aq konfuz edhe për shkak të Hënës saqë nuk dini nga t’ia filloni më parë. Mos u bëni të mërzitshëm me partnerin, dëgjojeni dhe kuptoni dëshirat.

Peshorja
Me zbehjen e ndikimit të Marsit në shenjë duket se entuziazmi juaj është shuar disi e ndoshta kjo vjen ngaqë stresi i akumuluar ka filluar të ndjehet. Kujdes, ruhuni nga ndonjë provokacion në ambientin e punës, apo në dashuri.

Akrepi
Pas një rënie të vazhdueshme të energjive tani duket se sot do të fillojë procesi i rritjes dhe ju dalëngadalë do të ripërtëriheni, për të arritur atje ku dëshironi. Edhe fusha sentimentale duket se është më e gjallëruar.

Shigjetari
Ndoshta nuk do të jetë një periudhë e lëhtë kjo, duke gjykuar nga pozicioni i yjeve në shenjë, ku veçanërish një rol të dorës së parë luan Marsi sot shumë negativ. Hiqni dorë nga një ide fikse dhe bëni kujdes me shprehitë.

Bricjapi
Te Mërkuri dhe Afërdita do të keni dy “aleatë” shumë të fuqishëm, mbështetja te të cilët do t’ju japë rezultate shumë pozitive si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental. Financat janë shumë të mira.

Ujori
Marsi në shenjë duket se venitet në orbitën e vet, ndaj shumë e zbehtë do të jetë ndihma e tij për ju. Megjithatë, sot do të ndjeheni luftarakë, me hyrjen e Saturnit në shenjë. Kujdes me financat dhe aspektin sentimental.

Peshqit
Reflekse të menjëhershme dhe një batutë e gatshme janë armët tuaja më të fuqishme, me të cilat do t’i bëni për vete edhe ata që janë kundërshtarët tuaj. Mos i mbani idetë për vete dhe shpreheni pëlqimin ndaj personit që keni përballë.