Horoskopi i datës 1 gusht 2019 nga Susan Miller

Dashi
Plutoni do sjellë ndryshime te mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Çdo gjë do jetë më e bukur dhe do të ndiheni për mrekulli. Beqarët edhe pse nuk do e gjejnë atë që kanë ëndërruar, do të jenë optimistë për të ardhmen. Kjo është më mira që mund të bëni.

Demi
Venusi do të ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do e ngrohë atmosferën. Ka mundësi që të filloni të bëni projekte të rëndësishme për të ardhmen. Beqarët, edhe pse do takojnë disa persona, nuk duhet të krijojnë iluzione te kota sepse mund të zhgënjehen.

Binjakët
Jeta juaj në çift do jetë më e qetë sot. Do dini si të komunikoni me partnerin, në mënyrë që të mos keni debate. Toleranca do jetë një nga pikat tuaja të forta. Beqarët ka gjasa të takojnë personin e duhur, por nuk duhet të bëjnë premtime të nxituara. Prisni edhe pak!

Gaforrja
Harmonia do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe pak nga pak do të mendoni të hidhni hapa të mëtejshëm. Mos u nxitoni sepse është më mirë të përgatisni gjithçka me kujdes. Beqarët do jenë të turpshëm dhe do i humbasin të gjitha mundësitë që do ju ofrohen.

Luani
Planetët do të ndikojnë negativisht gjatë kësaj dite në jetën sentimentale dhe do iu sjellin probleme të mëdha. Kini kurajën të flisni hapur me partnerin dhe të mos i mbani të fshehta. Beqarët do jenë të dëshpëruar sepse nuk do kenë takimin që aq shumë e kanë pritur.

Virgjëresha
Do të qëndroni me shumë pranë shpirtit binjak sot dhe do të keni mundësi të flisni për gjithçka. Disa prej atyre qe kanë kaluar një fazë delikate do fillojnë të sqarojnë gjërat gradualisht. Beqarët nuk duhet të mendojnë vetëm për emocionet e momentit, sepse në këtë mënyrë do të zhgënjehen.

Peshorja
Duhet të gjeni kohën e duhur sot! Partnerin e keni lënë pas dore dhe sot mund të shlyeni gabimin. Jepini edhe me tepër rëndësi dialogut. Zemrat e vetmuara do të kenë një ditë të zakonshme, por një natë të mbushur me të reja dhe shumë emocione.

Akrepi
Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e ndërlikuar. Do i tregoni të gjitha të vërtetat partnerit dhe do të filloni një etape të re, më të bukur se ajo që keni kaluar. Për beqarët do të shfaqet personi i duhur, por në momentin që më pak e presin. Përgatituni emocionalisht!

Shigjetari
Personat që janë në një lidhje do i japin më tepër prioritet jetës sentimentale sot dhe do lënë pas dore gjithçka tjetër. Priten momente të këndshme dhe disa vendime të rëndësishme. Beqarët do kenë një takim të veçantë, por nuk do tentojnë të shkojnë më tej.

Bricjapi
Ka shumë mundësi që dëshirat tuaja të hershme t’ju plotësohen gjatë kësaj dite. Partneri do kujdeset që ju të ndiheni sa më mirë dhe të përjetoni emocione të mëdha. Për beqaret do jetë një e enjte e zakontë, por me takime te rëndësishme, ndaj shfrytëzojeni ditën.

Ujori
Bashkëpunimi do të mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në raportin me partnerin. Do ndiheni më të qetë pranë atij që doni dhe nuk do të mërziteni për asnjë moment. Beqarët do kenë takime, por nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet. Mbajini këmbët në tokë.

Peshqit
Ditë plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja. Dialogu do të rivendoset në çift dhe do të ndiheni të lumtur. Shfrytëzojeni ditën deri në minutën e fundit. Beqarët do kenë një moment konfuzioni, pasi mes shumë alternativash nuk do të dinë kë të vlerësojnë. Merrni kohën e duhur për t’u menduar.