Horoskopi i datës 7 mars 2019 nga Susan Miller
Dashi
Ju mund të kaloni kohë duke rifituar hapat tuaj mendor dhe duke pastruar rrëmujën në mendjen tuaj, sepse e dini që këto ide po ju mbajnë prapa, duke ju ndaluar të ecni përpara në një zonë të jetës suaj. Ju mund të gjeni cili është shkaktari i kësaj gjendjeje në lidhje me një situatë të kaluar që ju pengon për progresin tani.
Demi
Një mik i vjetër mund të kthehet në jetën tuaj dhe nëse po, kjo duket të jetë një bekim për ju. Ky shok i juaji do të dëshirojë të marrë shpjegime se përse ju u larguat prej tij, por kjo bisedë do të rrjedhë krejt natyrshëm.
Binjakët
Një ide kreative që keni pasur në të kaluarën mund të shtyjë përpara karrierën tuaj, mund të meritojë një vështrim të dytë. Ka një tregues të mirë që tani keni mjetet për ta arritur këtë sukses. Gjithashtu mund të keni një bisedë me një ish-shef që do t’ju japë një shtysë të re.
Gaforrja
Nëse jeni duke menduar të ktheheni në shkollë për të fituar një diplomë të avancuar, ose nëse keni nevojë të certifikoheni në një fushë apo specialitet, kjo do të ishte një kohë e mirë për të ndërmarrë veprime. Do të keni mundësi të reja edhe për të përmirësuar veten në fusha të panjohura.
Luani
Ju mund të gjeni se është e nevojshme të rishikoni financat tuaja, kështu që ju mund të filloni të bëni më shumë investime fuqizuese. Ju mund të dëshironi të bisedoni me kontabilistin ose këshilltarin financiar për të shqyrtuar portofolin tuaj dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Virgjëresha
Një pikë e zhubrosur në marrëdhënien tuaj, më në fund mund të dalë në dritë dhe të ketë nevojë të hekuroset sot. Ju dhe partneri juaj mund ta keni gjetur rrugën se si t’i sheshoni debatet për të arritur zgjidhjen e marrëveshjeve për diçka.
Peshorja
Nëse keni përjetuar ndonjë problem me një çështje shëndetësore që mendoni se nuk është diagnostikuar siç duhet, jeni me fat. Ju do të merrni një mendim të dytë rreth kësaj çështjeje, së bashku me disa përgjigje të sakta. Gjendja juaj fizike mund të ketë qenë e ndërlikuar për të diagnostikuar, dhe si rezultat, ju mund të keni marrë fillimisht lajme të pavërteta.
Akrepi
Nëse jeni beqar, mund të gjeni romancën me dikë që e njihni prej kohësh. Ç’është kaq interesante në lidhje me këtë person këtë e dini vetëm ju. Ndërkohë që me siguri do të dëshirosh të ecësh ngadalë dhe të konsiderosh mundësitë e tua në tërësi.
Shigjetari
Një fillim i ri duket se po i afrohet jetës suaj. Kjo situatë mund të kërkojë proceset tuaja të mendimit dhe planifikimin. Një dialog me një të afërm rreth situatës mund të duket një ide e mirë, por ndërsa shkon më thellë në bisedë, mund të ndihesh më i/e hutuar. Merrni frymë thellë dhe gjejeni zgjidhjen vetë.
Bricjapi
Megjithëse ju mund të keni një mundësi për të filluar një inicativë të re lidhur me komunikimin, ju mund të kuptoni se ende nuk është koha e duhur për të vepruar. Në vend të kësaj, do të ishte mirë të bënit një listë dhe të kërkonit thellë brenda vetes përpara se të filloni diçka të re.
Ujori
Ju mund të ndiheni më të shqetësuar për financat sesa zakonisht, por nëse kjo ndodh, ka të ngjarë që ju keni zbuluar kohët e fundit një rrjedhje në buxhetin tuaj. Jeni duke përllogaritur fondet tuaja, kjo situatë do të rezultojë e sukseshme për ju nëse jeni të kujdeshëm dhe bëni zgjedhje të mençura.
Peshqit
Ndjenjat tuaja mund të hapen sot, por duket se janë të shpërndara. Mund të jeni të hutuar për mënyrën se si ndiheni për një person ose situatë të caktuar. Mendimi juaj mund të arrijë përmes meditimit në përvojat e kaluara, duke e bërë më të vështirë për ju të vendosni një këmbë para tjetrës dhe të ecni përpara.