Horoskopi i datës 6 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Falë ciklit të ri hënor, edhe shenja juaj do të përjetojë një cikël të ri në të gjitha apektet, sidomos në atë sentimental. Shumë situata ju presin, ndaj rezervoni energjitë.

Demi
Keni një ide spektakolare, por për disa arsye duhet ta mbani sekrete edhe për disa ditë. Jeni bllokuar në disa pasiguri dhe barriera, ndaj më e mira është të tregoheni të duruar.

Binjakët
Dëshira për t’i ardhur në ndihmë njerëzve sot do të jetë tejet e fortë, ndaj do të jeni gjithë ditën në qëndra humanitare dhe në të mirë të njerëzve dhe komunitetit.

Gaforrja
Me prezencën e hënës së re do të mirëprisni vetëm ide inovative në biznes. Ngritje në detyrë, frymëzime të reja dhe shumë mundësi ju presin sot dhe në ditët në vijim.

Luani
Do të përparoni shumë në aspektin e edukimit. Nëse jeni në sezon provimesh do të keni rezultate të shkëlqyera dhe të gjithë do t’ju vlerësojnë për inteligjencën dhe punën tuaj.

Virgjëresha
Ajo që ju ka munguar për shumë kohë është disiplina e përgjithshme në punë. Vendosni një rend të caktuar dhe do të shikoni përmirësime të ndjeshme në shumë fusha të jetës.

Peshorja
Do e coni marrëdhënien tuaj në një nivel të ri. Ky hap ju ka emocionuar dhe ju ka shtuar sigurinë te partneri, ndaj do të jeni mbi re gjatë gjithë ditës.

Akrepi
Jeni gati për një ndryshim pune, ose pozicioni në punën aktuale. Filloni të veproni dhe të mos qëndroni peng i kohës apo dyshimit. Besojini instikteve tuaja primare.

Shigjetari
Probabiliteti që nja romancë shumë e dashur për ju të ndodhë është shumë i madh. Tregoni potencialin tuaj dhe filloni të bëni veprime të mirëmenduara për të mos e humbur personin e zemrës.

Bricjapi
Në një cështje familjare jeni duke përjetuar fillime të reja dhe shumë vendimtare në të ardhmen tuaj. Një pjesëtar i ri do t’ju bashkohet familjes dhe ju jeni duke e pritur me dëshirë.

Ujori
Dicka që keni përzemër dhe keni kohë që e mendoni ka çdo konditë për t’u realizuar ditën e sotme. Planet tuaja do të shkojnë në vijë falë aftësisë suaj për të përfituar nga çdo mundësi.

Peshqit
Hëna e re është përqëndruar në idetë, anën tuaj artistike dhe sentimentale, ndaj kjo periudhë është shumë produktive për ju dhe kreativitetin tuaj.