Horoskopi i datës 6 maj 2019 nga Susan Miller

Dashi
Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një aktivitet të bukur. Mes artit dhe natyrës, do të jeni më bashkëpunues dhe më praktikë. Shpenzime të paparashikuara në punë dhe shumë të papritura.

Demi
Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por sot edhe kujdesi që do t’ju tregojë do t’ju bezdisë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore varen edhe nga ajo që hani, ndaj kujdesuni për dietën.

Binjakët
Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila i jep qëndrueshmëri ëndrrave tuaja. Zgjohuni, është ditë pune, dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë duhet të përballeni me sfidat e përditshmërisë.

Gaforrja
Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë, mes tyre, grinden. Në majat e tyre Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

Luani
Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin, krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin. Sot do të jetë e nevojshme, që t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundra, ndërkaq, kërkojnë sqarime: është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

Virgjëresha
Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

Peshorja
Me fëmijët adoleshentë nuk ka nevojë të mbani fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë dhe në ditën e sotme edhe do ju binden: po rriten me të vërtetë! Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar: talenti krijues ka nevojë për ushqim.

Akrepi
Urani dhe Plutoni, po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’i bëni! Planetet e tjera ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojtje në angazhimet tuaja. Pozicioni i Diellit, Mërkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Shigjetari
Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtar, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe delikatesë, gjuha që përdorni është një gjuhë romantike që vjen nga zemra.

Bricjapi
Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime: në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Ujori
Do të jetë një ditë bashkëbisedimesh dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata që duhet të vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjërave. Beqarët do t’ju përkushtohen romancave artistike.

Peshqit
Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini: shëndeti fillon që nga tryeza.