Horoskopi i datës 4 maj 2019 nga Susan Miller

Dashi
Ju po jetoni një fazë energjie të madhe dhe do të keni një qëndrim më pozitiv ndaj problemeve të jetës së përditshme. Gjërat do të përmirësohen edhe me partnerin/en. Me Saturnin në kundërshtim me shenjën tuaj, beqarët nuk do të kenë takime të frytshme.

Demi
Edhe pse Hëna në kundërshtim me ju, yjet janë aq të mira saqë sot pak do të jenë gjërat negative që mund t’ju ndodhin me të dashurin/ën. Beqarët nuk do mundin në asnjë mënyrë të shmangin emocionet e mëdha edhe pse ata do të përpiqen, disa do të jenë vendimtare për jetën e tyre.

Binjakët
Shumë Binjakë nuk do të jenë të lirë nga shqetësimet, por do të jetojnë gjithashtu aventurat dhe emocionet e reja që jeta do të dëshirojë t’i japë sot. Zemrat e vetmuara mund të lidhen përsëri me një person të rëndësishëm me të cilin i kishit ndërprerë marrëdhëniet në të kaluarën.

Gaforrja
Nëse do të rregullosh një marrëdhënie, të fillosh një histori që ke ndërprerë, do të keni rrugën të pastër nga yjet. Gjeni kohë për t’i kushtuar vetes dhe ndjenjave! Për beqarët do të jetë një ditë plot me projekte dhe premtime të reja!

Luani
Melankolia ju bën të ndiheni vetëm. Ndjeheni të zhgënjyer nga i dashuri/a apo është vetëm ndryshimi i temperaturës? Bëni gjithçka me qetësi dhe shijoni mundësitë e mira në dashuri. Beqarët sot do të duhet të merren me njerëz që nuk i kuptojnë.

Virgjëresha
Do të jetë një ditë shumë e favorshme, dashuria shkon mirë dhe madje edhe miqësitë. Zemra dhe mendja sot pajtohen plotësisht. Nëse jeni vetëm, së shpejti do të keni mundësi të keni takime të mrekullueshme dhe shumë prej jush do të bien në dashuri seriozisht.

Peshorja
Pasiguria dhe dyshimet kthehen në zemrën tuaj sot, edhe yjet nuk do jenë shumë të favorshme për ju. Qielli ju këshillon të jeni të kujdesshëm sidomos në marrëdhëniet me partnerin/en. Zemrat e vetmuara do të marrin një lajm të mirë që do t’i bëjë ata të lumtur.

Akrepi
Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe ju do të duhet të përballeni me shumë vendime që ju kanë lënë disi të hutuar. Ndoshta keni kuptuar se marrëdhënia me partnerin/en po ndryshon. Beqarët do të jenë të lumtur për të filluar një njohje të re me një person interesant.

Shigjetari
Ditë e nënshtruar lehtë, do të duhet të marrësh vendime që mund të dallohen me mendimet e atyre që janë pranë jush. Krahasoni veten me partnerin/en. Beqarët do të jenë të angazhuar në planifikimin se çfarë do të bëjnë në lidhje me një fundjavë për ta kaluar me miqtë.

Bricjapi
Sot yjet me siguri do të jenë më mirë se disa ditë më parë, por jeta juaj private nuk është ende e qartë. Mos e mbani gjithçka brenda, besojini sekretet tuaja personit të zemrës. Beqarët do të duhet të heqin dorë nëse dikush u ka kthyer kurrizin, ndryshoni rrugën tuaj!

Ujori
Yjet premtojnë një fundjavë të qetë dhe tashmë po përgatiteni të shkëputeni me mendje dhe zemër nga rutina e përditshmërisë! Disa beqarë janë gati për t’u përballur me një ndryshim në jetën e tyre. Fati ju rezervon gjëra të mëdha!

Peshqit
Ditë e shkëlqyeshme nga pikëpamja sentimentale, qielli këtë të premte është edhe më i bukur dhe do të jetoni ndjenja intime me partnerin/en. Projekte të rëndësishme vijnë së shpejti. Beqarët të bëhen miq me disa nga shenjat e Gaforres, por ka një Akrep që do i shkeli syrin!