Horoskopi i datës 31 janar 2019 nga Susan Miller
Dashi
Ju mund të hasni më shumë liri në punë sot, pasi Neptuni i dërgon një sinjal mbështetës Saturnit në sektorin tuaj të karrierës. Saturni përfaqëson disiplinë dhe autoritet, ndërsa Neptuni është i njohur për lehtësimin e strukturave dhe frymëzimin e të menduarit tonë.
Demi
Miqtë tuaj mund t’ju ndihmojnë të dilni nga rutinat e vjetra, pasi Neptuni i lirë në shtëpinë tuaj të miqësisë dërgon një mesazh të lezetshëm për Saturnin, në sektorin tuaj të arsimit të lartë dhe të udhëtimit në distanca të gjata.
Binjakët
Ju mund të keni ndier fleksibilitet më të madh në karrierën tuaj që nga viti 2018, kur Neptuni hyri në këtë pjesë të tabelës suaj. Ndoshta jeni i përfshirë në një industri artistike si teatri, ose thjesht keni liri veprimi në zyrën tuaj për të vendosur orarin e punës.
Gaforrja
Nëse keni një dashuri të qëndrueshme, ju mund të ndjeni lirinë brenda këtij angazhimi sot, pasi Neptuni bashkëpunon me Saturnin në shtëpinë tuaj të dashurisë. Nëse jeni i vetëm, mund të festoni pavarësinë tuaj, ose ndoshta do të frymëzoheni për të takuar dikë të ri.
Luani
Që kur planeti i përgjegjësisë, Saturni, hyri në sektorin tuaj të aktivitetit të përditshëm në vitin 2018, ju mund të jeni ndjerë veçanërisht të lidhur me axhendën tuaj ditore. Nëse punoni për veten tuaj si artist ose për një kompani, Saturni mund t’ju kujtojë të gjitha detyrat në listën tuaj.
Virgjëresha
Marrëdhëniet tuaja janë intensifikuar, pasi Neptuni ka kaluar përmes sektorit tuaj të dashurisë dhe partneriteteve. Ju mund të humbni në ujërat e dashurisë, por falë Saturnit ju do të jeni në gjendje të formoni një lidhje mbështetëse.
Peshorja
Harmonia do të mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite ne jetën tuaj në çift. Do të merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do të bashkëpunoni gjithë kohës. Beqarët duhet te bëjnë atë që ndiejnë pa u menduar gjatë. Jeta është shumë e shkurtër.
Akrepi
Fjalimi dhe shkrimi juaj do të bekohen sot, pasi Neptuni në shtëpinë tuaj të vetë shprehjes krijuese bashkëpunon me Saturnin në sektorin tuaj të komunikimit. Saturni mund të sjellë drojë, por Neptuni do të ndihmojë në zbutjen e çdo pengese që keni ndjerë.
Shigjetari
Jeta në çift do të influencohet negativisht nga yjet. Do të jeni shumë kokëfortë dhe kjo do ta acarojë më së shumti partnerin. Dëgjojeni me kujdes atë, sepse ka rrezik të shkatërroni çdo gjë që keni ndërtuar. Beqarët nuk mund të qëndrojnë dot indiferente ndaj një propozimi që do t’iu bëhet.
Bricjapi
Bricjapi është një shenjë e njohur për ambicie dhe punën e vështirë. Me Saturnin, planetin e përgjegjësisë në Bricjap për më shumë se dy vjet, mund të ndiheni edhe më i disiplinuar se zakonisht.
Ujori
Duhet te bëni shumë përpjekje gjatë kësaj dite për te ruajtur harmoninë financiare. Dita do të fillojë mirë për financat, por fundi i saj do të varet nga mënyra se si ju do i menaxhoni të ardhurat.
Peshqit
Ju do të ndjeheni të mbështetur nga miqtë tuaj këtë javë, pasi Saturni në shtëpinë tuaj të miqësisë, dërgon sinjale tek Neptuni në sektorin tuaj të identitetit. Plani financiar do të jetë gjithë kohës i mbrojtur dhe pa ndonjë problem thelbësor.