Horoskopi i datës 30 mars 2019 nga Susan Miller

Dashi
Përqëndrimi dhe dëshira për të dhënë më të mirën sot nuk do ju mungojë. Të gjitha peripecitë do t’ju shpërblehen në aspektin financiar dhe shpirtëror, ndaj jepni më të mirën.

Demi
Dyer të reja po ju happen në aspektin e karrierës dhe në atë sentimental. Njohje të reja, mundësi të reja punësimi dhe ide tepër kreative do të jenë prezente sot.

Binjakët
Mërkuri në retrogradë ju ka bërë tepër jo të qëndrueshëm, sidomos në aspektin e karrierës. Problemet me eprorët do të fillojnë të zgjidhen dhe do të mund të jeni në formë të përkryer.

Gaforrja
Do të llastoni shumë veten sot, duke qenë se edhe financat jua lejojnë diçka të tillë. Udhëtimet dhe darkat romantike do ju bëjnë të ndiheni mirë dhe në shoqërinë e duhur.

Luani
Hidhini një sy faturave para se të filloni të shpenzoni pa kriter. Financat nuk po shohin ditë të mira, ndaj mendohuni mirë para se të investoni në ide që ju duken tepër fitimprurëse.

Virgjëresha
Nëse jeni në ankth për një përgjigje, shumë shpejt pritja do të marrë fund. Probabiliteti që përgjigjja të jetë pozitive është e lartë, ndaj mendoni për hapat pasardhës.

Peshorja
Mos e ngadalësoni tani procesin e punës, pavarësisht lodhjes. Frytet do të jenë jashtëzakonisht shpërblyese, ndaj investimi në këtë projekt është i domosdoshëm.

Akrepi
Interesi juaj mbi artin do të marrë formë më konkrete dhe do të pasqyrohet në investim. Njerëz të rëndësishëm do ju besojnë dhe do të bëjnë të mundur që pasionet tuaja të marrin jetë.

Shigjetari
Keni shumë ëndrra të cilat mundoheni t’i vini në jetë. Merrni në konsideratë opsionet dhe mundësinë për realizimin e secilës prej tyre. Nëse i kristalizoni idetë, të gjitha do të zgjidhen.

Bricjapi
Mërkuri ka shkuar drejtë dhe po ashtu jeta juaj. Çdo aspekt pritet të përmirësohet, thjesht bëni durim. Një pëlqim po merr formë dhe shumë shpejt do të marrë formën finale, atë të dashurisë.

Ujori
Një angazhim i ri është në ajër. Do të bëni disa zgjedhje të duhura përsa i përket financave dhe këto zgjedhje do t’ju ndihmojnë shumë të vini në vijë të githa aspektet e tjera jetësore.

Peshqit
Ritmi juaj i brendshëm po del në sipërfaqe. Ndiqni pasionet tuaja, sepse do ju mundësojnë jo vetëm daljen nga rutina, por edhe zbulimin e vetvetes në nivele të tjera.