Horoskopi i datës 3 maj 2019 nga Susan Miller

Dashi
Hyrje dhe dalje parash dhe mbrëmje simpatike nën shoqërinë e miqve të sinqertë ju rezervon e sotmja. Si në dashuri, edhe në drejtim të punës do të ndiheni shumë të lodhur dhe pa asnjë energji.

Demi
Shtëpia dhe familja do të jenë të rëndësishme. Ndjesi jo të zakonshme do të ndjeni sot. Do të keni krijueshmëri dhe intuitë me ide origjinale dhe takime interesante, ose një udhëtim i shkurtër.

Binjakët
Dita e sotme lidhet me kuptueshmërinë e mire, si me fëmijët ashtu edhe me prindërit. Meditimi dhe reflektimi personal do të jetë shumë dominues për ju që i përkisni shenjës së Binjakëve sot.

Gaforrja
Sot raportet me të tjerët do të jenë veçanërisht të ndikuara nga Mërkuri aspak favorizues, për mungesën e komunikimit do të keni shumë problem dhe ndikimin e tyre do ta ndjeni shumë në një aspekt negativ.

Luani
Ka shumë mundësi që një armiku juaj t’ju kundërvihet keqas sot. Lëreni t’ju flasë dhe më pas nëse keni vendosur për jo, jini delikat dhe tepër të qartë, nëse dëshironi që disa situata të mos përsëritet.

Virgjëresha
Nëse Venera dhe Hëna do të favorizojnë kthimet e dashurisë, te beqarët bukuria do të bëhet shumë e dukshme për të bërë “peshkime” të reja. Një dietë e mirë është ajo që ju duhet në këtë kohë.

Peshorja
Mos e lejoni xhelozinë që të fitojë mbi ju! Jini më të afrueshëm me partnerin/en tuaj dhe mbështetuni te faktet e besimit të tyre ndër vite. Mund të pendoheni po vepruat ndryshe dhe kjo e shkatërron raportin.

Akrepi
Femrat që i përkasin shenjës së Akrepit duhet të tregohen shumë të kujdesshme sot në dashuri. Mundohuni të sqaroheni jo vetëm me personin që doni, por edhe me veten duke shmangur keqkuptimet.

Shigjetari
Nëse jeni një artist, do të jeni shumë të favorizuar. Bëni kujdes me planet afatgjata dhe referohuni te shëndeti. Mundohuni që të pushoni më shumë dhe të rikuperoni energjitë, sepse do ju nevojiten shumë.

Bricjapi
Ka shumë mundësi që për shkak të parave të ndizni diskutime në shtëpi. Shmangni marrjen e çdo lloj borxhi të mundshëm. Yjet do t’ju favorizojnë në shumë gjëra, por jo në para, ndaj është mirë të përgatiteni.

Ujori
Lëvizni me vendosmëri drejt projekteve më ambicioze. Ka ardhur ora që të përmirësoni situatën tuaj ekonomike, por edhe atë në ambientin e punës. Investoni në të ardhmen tuaj dhe do të shpërbleheni!

Peshqit
Sot fati mund të jetë në anën tuaj. Mundësi parash për ata që kanë lindur ditën e shtunë. Sot mos u interesoni për “punët” e të tjerëve, duhet të kuptoni privatësinë e të tjerëve dhe ta vlerësoni atë.