Horoskopi i datës 29 janar 2019 nga Susan Miller

Dashi
Një ide e shkëlqyer do të marrë mbështetje nga ekipi juaj falë lidhjes së mrekullueshme mes
Diellit dhe Mërkurit. Nëse keni një biznes online, shërbimet dhe produktet tuaja mund të kenë
kërkesa të larta.

Demi
Ndërsa Dielli bashkon forcat me planetin e komunikimit Mërkurin, tani në shenjën inovative të
Ujorit, do të shihni rezultate të shpejta mbi një ide kreative. Nëse jeni student do të keni mundësi
të bëni një zbulim intelektual.

Binjakët
Mendimi pozitiv do të vijë natyrshëm për ju sot, falë përqafimit të Diellit me sundimtarin tuaj,
Mërkurin, në arenën tuaj të besimit. Do të ndërtoni një moment pozitiv sot duke krijuar një rrugë
me destinacion fitues.

Gaforrja
Mendoni përpara lidhur me një çështje financiare, pasi kjo do të mprehë instinktin tuaj të biznesit
dhe do t’ju ndihmojë të merrni një vendim ekzekutiv me inteligjencë. Një program i specializuar
ka gjasa të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ndjekur progresin tuaj dhe për të të mbajtur të
motivuar.

Luani
Si sundimtari yt, Dielli, bashkohet me Mërkurin, planetin e komunikimit duke ju mundësuar
informacione të reja, të vlefshme nga një artikull ose blog. Nëse dëshironi të përditësoni
telefonin, kompjuterin ose pajisje të tjera teknologjike, kërkoni këshilla nga një ekspert.

Virgjëresha
Teknologjia e përparuar do të përmirësojë punën tuaj sot, falë përqafimit të Diellit me Mërkurin,
sundimtari i Virgjëreshës. Të dy planetet tani janë në Ujor, shenja e inovacionit dhe janë duke
udhëtuar drejt zhvillimit, kështu që do të keni mundësi të shkëlqyera për të modernizuar
ambientin tuaj të punës.

Peshorja
Dashuria do të gjejë rrugën e saj nëpërmjet një mesazhi të shkurtër dhe të ëmbël, në sajë të
përqafimit të Diellit me Mërkurin (planeti i lajmëtarëve) në arenën e romancës suaj. Sot mund të
gjeni një person të mrekullueshëm përmes një aplikacioni të ri takimesh.

Akrepi
Komunikimi i hapur do t’ju lejojë të bëni përparim të shpejtë me një sipërmarrje të pasurive të
patundshme, me çështje familjare ose me qëllime personale. Nëse keni një marrëveshje të
rëndësishme në tavolinë, së shpejti do të merrni lajme pozitive.

Shigjetari
Me Diellin dhe Mërkurin në tabelën tuaj të komunikimit fati do të jetë me ju! Nëse një kontratë
është në tryezë, do të përfitoni nga ky binom shumë i mirë që do të ketë një efekt afatgjatë.

Bricjapi
Një blerje e rëndësishme ka të ngjarë të jetë në mendjen tuaj, pasi Dielli bashkon forcat me
Mërkurin, planeti i shitjes dhe tregtisë, në arenën tuaj të aseteve. Nëse ju shkoni në një ankand
apo shitje të posaçme, nuk do të dilni duarbosh.

Ujori
Përdoreni kohën tuaj mirë sot, Ujor! Bashkimi i Diellit me Mërkurin, tani në shenjën tuaj, do t’ju
bekojë me fuqinë e bindjes. Tani është një kohë e mrekullueshme për të nisur një plan veprimi,
për të marrë një vendim të mprehtë si udhëheqës.

Peshqit
Sot njerëzit që janë rreth jush do të mbeten të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu
keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë. Ajo që do
të zbuloni sot mund t’ju habisë.