Horoskopi i datës 27 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Përsa iu përket çështjeve të zemrës, situata nuk do jetë shumë rozë. Do përballeni me aspektet negative të planetëve. Kënaquni me situatën aktuale financiare sepse po tentuat ta ndreqni mund edhe të përkeqësohet.

Demi
Marsi, planeti i dëshirës dhe sensualitetit do të rizgjojë edhe më indiferentët ndërmjet jush. Neglizhenca në menaxhimin e financave rrezikon t’iu kushtojë shtrenjt.

Binjakët
Për çiftet asgjë nuk do shkojë ashtu si duhet dhe do ishte mirë të bënit një ndarje të përkohshme. Mos u bazoni tek fati në sektorin financave por menaxhoni çdo gjë me mençuri dhe bëni kufizime me shpenzimet.

Gaforrja
Ambienti në lidhjen tuaj, gjatë gjithë ditës do jetë i gëzuar e i lumtur. Ju mund të përfitoni sa më shumë nga momentet e kënaqësisë pranë partnerit. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat.

Luani
Shumë planete do e mbrojnë jetën tuaj në çift. Disave do iu duket edhe sikur janë në muaj mjalti. Me financat mos u mundoni vetëm t’i shtoni, pasi lodhja ekstreme do ju shkojë dëm.

Virgjëresha
Jeta në çift do jetë më e bukur sot, por kujdes nga Urani i cili do iu shtyjë të bëni edhe ndonjë gjë me forcë. Në sektorin e financave do merrni frytet e strategjisë të mirë që keni përdorur kohët e fundit.

Peshorja
Ju bëni pjesë tek ata çifte që kanë disa kohë që po kalojnë një periudhë të vështirë. Do t’ju duhet patjetër një periudhë pauze. Do jeni të favorizuar financiarisht dhe nuk do përballeni me vështirësi.

Akrepi
Urani do ua shtojë dëshirën për të pasur një jetë në çift më të lirë dhe jashtë rutinës së përditshme. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shumë kujdes dhe të tregoheni vigjilente.

Shigjetari
Falë planetëve, jeta në çift do jetë e pështjelluar. Disa do kenë edhe goxha vështirësi dhe mund të enden në një ambient gënjeshtrash dhe dinakërie. Në planin financiar nuk do ketë asnjë përmirësim të të ardhurave.

Bricjapi
Ambienti yjor do favorizojë dashuritë për të gjithë. Ata që kanë një lidhje do përjetojnë momente sensuale. Në planin financiar mund të ketë rritje të të ardhurave, por ju nuk duhet t’i shpenzoni menjëherë sepse do pendoheni!

Ujori
Çiftet do përjetojnë momente dëliri dhe pasioni, por ka rrezik të tregohen më kërkues se zakonisht. Partneri do jetë në lartësinë e duhur dhe do e ketë shumë të zhvilluar imagjinatën. Asgjë e rëndësishme për t’u shenjuar në planin financiar.

Peshqit
Venusi do favorizojë qëndrueshmërinë në çift gjatë kësaj dite. Komunikimi dhe bashkëpunimi do fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Marsi do jetë planeti që doinfluencojë më shumë tek financat.