Horoskopi i datës 22 maj 2019 nga Susan Miller
Dashi
Sot do të keni një ndjenjë të fortë malli për shtëpinë tuaj nëse ndodheni larg saj. Në qoftë se me familjarët jeni në kontakt, sugjerohet që gjithashtu t’u shkruani ose telefononi miqve që keni neglizhuar deri më tani. Të qenurit në dijeni se njerëzit ju duan, do t’ju japë një kënaqësi të veçantë.
Demi
Sot shihet se do të jeni shumë të paduruar dhe jo të qetë. Por falenderoni yjet, sepse pavarësisht kësaj gjëje do të mbeteni të qëndrueshëm dhe të fokusuar në punë duke dhënë produktivitet. Në pjesën e dytë të ditës, kolegët dhe shefat do të jenë më të mirëkuptueshëm dhe ndihmues.
Binjakët
Nuk është një ditë e mirë për investime, për të blerë bizhuteri ose shtëpi të re. Do të ndjeni doza vetmie sot. Mundësitë ekzistojnë që do të mendoni për ngjarje të së shkuarës, të cilat nuk kanë lidhje me të tashmen. Pavarësisht humorit tuaj të luhatshëm, ngjarjet e sotme do të jenë pozitive.
Gaforrja
Sot do të vendosni anëtarët e familjes mbi gjithçka tjetër. Do e planifikoni të gjithë ditën tuaj duke patur ata në mendje. Familja juaj do t’ju përgjigjet pozitivisht dhe do të bëjë që të rrethoheni me dashuri. Rivalët tuaj do të vihen në dijeni për arritjet dhe aftësitë që keni.
Luani
Sot parashikohet një ditë bipolare për ju. Problemet financiare mund të bëhen të dukshme në pjesën e dytë të ditës, ndaj dëshira për ti zgjidhur ato do të mbetet pezull. Pozitiv është fakti që sot dot të arrini të krijoni pavarësi në vendin e punës. Pas orëve të gjata të vështirësive, në mbrëmje do të kaloni momente të bukura me personin e zemrës.
Virgjëresha
Zhdërvjelltshmëria në të komunikuar do të jetë arma juaj sot. Dhuntia e oratorisë nuk ka qenë kurrë më e shkëlqyeshme tek ju, teksa magjepsni zemrat e seksit të kundërt gjatë ditës së sotme. Problemet me punën do të jenë të përcipta.
Peshorja
Sot do të kaloni një ditë me peripeci ku familja juaj do t’ju ndihmojë. Duke marrë parasysh natyrën tuaj mirënjohëse, ju do t’i ktheni nderet gjatë vazhdimit të ditës. Mos u surprizoni kur t’i dëgjoni rivalët të pranojnë aftësitë tuaja sot. Elokuenca juaj dhe toni i ëmbël do të stimulojnë lehtësisht interesin e personit të zemrës.
Akrepi
Sot dita juaj do të jetë konstruktivisht me këmbë në tokë. Në punë, detikimi juaj do t’ju mbajë gjithmonë një hap para të tjerëve. Bekimet martesore do të jenë në kulmin e tyre. Përgjithësisht do të jetë një ditë plot me ngjyra.
Shigjetari
Sot do të jeni në humor për të argëtuar miqtë dhe familjen tuaj. Më ndjenja pozitive dhe të hareshme do të mendoni për një udhëtim me rrethin tuaj të ngushtë sot. Ndërkohë, do të jeni në ritmet e duhura dhe në punë, madje mund të merrni meritat për një projekt të kryer sot.
Bricjapi
Fqinjët tuaj ngatërrestarë mund të kenë një sjellje më të denjë ndaj jush sot, duke bërë që të merreni vesh me njëri-tjetrin. Gjatë ditës do t’i nënshtroheni punëve praktike që do të sigurojnë ushqim dhe mendime të reja. Ana financiare do të jetë në gjendje të mirë dhe në përgjithësi nuk do të keni shumë gjëra për t’u shqetësuar.
Ujori
Pastrimi i rrëmujës së bërë, në shtëpi ose punë, do të jetë prioriteti juaj sot. Përdoreni këtë mundësi për të impresionuar shefin ose personin me të cilin jetoni. Një darkë nën dritën e qirinjve me njerëzit e dashur do t’ju shplodhë.
Peshqit
Fuqia e të qenurit i përqëndruar dhe i fokusuar do të jenë prioritet sot. Kthjelltësia juaj do të shmangë sot një debat që mund të shkonte keq. Kjo gjë do të shpëtojë shefin dhe kolegët tuaj të cilët do t’ju tregojnë mirënjohjen e tyre.