Horoskopi i datës 22 janar 2019 nga Susan Miller
Dashi
Gjatë kësaj dite, Mërkuri do të sfidojë fuqishëm Uranin në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një
autonomi të paparë lidhur me ndjenjat por edhe me veprimet logjike. Puna do të jetë e favorizuar.
Demi
Vendosni të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm qartë, sepse gjatë kësaj dite do t’ju bindë që të jeni
të fokusuar. Ecni përpara duke qëndruar të fokusuar dhe jepini më shumë hapësirë personave dhe
ndjenjave.
Binjakët
Do të vendosni që të ecni kundër rrymës, nuk do të ndiqni logjikën. Urani po ju prish pak punë
sidomos në jetën virtuale, ju sugjerojmë të mos veproni me kokëfortësi.
Gaforrja
Urani ju ndihmon sot të shihni perspektiva të reja. Do të gjeni zgjidhje dhe mirëkuptim me
persona dhe situata me të cilat do ju përballë dita. Mbi të gjitha do të ruani balancën.
Luani
Nëse keni një afat kohor për një projekt të rëndësishëm ose plan për të bërë një prezantim, një
ndryshim i minutës së fundit ka të ngjarë të kërkojë një zgjidhje krijuese. Besojini Mërkurit!
Virgjëresha
Me Mërkurin në arenën tuaj të romancës dhe fëmijëve, është e mundshme që idea për një fëmijë
të jetë në qendër të mendimeve tuaja. Gjithashtu do e keni të lehtë të bashkëpunoni me të tjerët.
Pershorja
Do të keni dëshirë që të shfaqni pasione dhe ndjenja dhe nuk do ju mungojnë mundësitë që ta
bëni. Është koha që të jetoni me një shpejtësi të re, merrni në konsideratë të shpërnguleni për të
jetuar vetëm.
Akrepi
Merrni kohën tuaj me një projekt të rëndësishëm ose detyrë administrative, pasi përballja e
Mërkurit me Uranin do t’ju kërkojë të jeni një hap përpara. Besojini komunikimit edhe nëse është
online.
Shigjetari
Mërkuri sfidon Uranin, kjo betejë kozmike mund të shkaktojë vështirësi teknike dhe keqkuptime.
Nëse ju nuk jeni në gjendje për të mbrojtur një strategji logjike, ka të ngjarë që kjo nuk është
koha e duhur.
Bricjapi
Besoni në fuqinë e arsyetimit tuaj, pasi Mërkuri, planeti i mendjes, tani është në Bricjap dhe do
t’ju japë një ndjenjë të mprehtë dhe objektive.
Ujori
Nëse sot do ju duhet të komunikoni një prezantim apo ide, do të jetë shumë e thjeshtë për ju.
Edhe procesi i kërkimit do të jetë shumë i thjeshtë, madje do të keni aftësinë të lexoni mes
rreshtave.
Peshqit
Tangoja intensive mes Mërkurit me Uranit do ta sfidojë mendjen tuaj sot. Do të mund t’i jetoni
gjërat pa komplekse apo frikë. Çdo gjë mund të menaxhohet dhe jetohet me lehtësi.