Horoskopi i datës 19 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, do e bënit tejet të lumtur. Ata që janë vetëm duhet të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara.

Demi
Do të përjetoni zhgënjime dhe situate të papritura. Marsi do t’ju bëjë që të besoni gjëra që nuk ekzistojnë. Bëni kujdes me lidhjet ekstra dhe pritshmëritë që keni prej tyre. Ndonjëhërë duhet të mjaftohemi me ato që kemi.

Binjakët
Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat.

Gaforrja
Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por ditën e sotme do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta për shkak të një personi që do ju prish humorin, me mënyrën e tij të sjelljes. Demi. Një mesazh, një shenjë shprese nga dikush që ndan dashurinë me ju.

Luani
Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe të përqendroheni te dashuria. Nëse jeni vetëm, mund të ndjeheni pak melankolik, por ju nuk do të tërhiqeni.

Virgjëresha
Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato qe do ndjeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por papritur do gjendjen përballë me një person mjaft tërherqës.

Peshorja
Kjo e premte parashikon rritjen e një raporti sentimental, i cili deri më tani ju ka dyjëzuar. Do i keni idetë më të qarta lidhur me personin që keni në krahë. Ndikimi i Marsit dhe Neptunit, do ju ftojnë që të mos hiqni dorë nga një ëndërr romantike, e cila është prezente për një kohë të gjatë.

Akrepi
Ndikimi i Marsit dhe Neptunit në shenjën tuaj, do ju ndihmojë që të shihni më qartë një raport dashurie dhe të gjeni vendosmërinë e duhur për të mos u dorëzuar. Rezultatet pozitive, nuk do të mungojnë të shfaqen.

Shigjetari
Prania e Hënës në këtë shenjë do ju japë zë emocioneve tuaja më të thella. Ndonëse pa bërë veprime ekstreme, do të ndiheni të lirë të eksperimentoni me një person të veçantë. Neptuni dhe Marsi, do të ndikojnë në sferën sentimentale. Do të përfshiheni totalisht.

Bricjapi
Prania e Mërkurit në shenjën tuaj do ju bëjë që të ndiheni të mbushur me entuziazëm dhe energji dhe gati për të kaluar një fundjavë të paharrueshme. Mundohuni që të shkëputeni nga çdo gjë që ju shqetëson.

Ujori
Këshillohet që të dëgjoni më shumë personat që keni pranë. Megjithatë mos lejoni të ndikoheni nga persona aspak të sinqertë, të cilët nuk duan të bëjnë mirë. Për ata që janë vetëm, mund të ketë zhvillime pozitive.

Peshqit
Qetësia nuk është pika juaj e fortë, megjithatë gjatë kësaj dite duhet të keni më shumë durim me partnerin/en, lidhur me një çështje të rëndësishme. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin.