Horoskopi i datës 18 janar 2019 nga Susan Miller

Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Ndiheni plot energji dhe jeni gati të nisni një ditë të re. Me Marsin në shenjën tuaj do të jeni të
motivuar dhe do të shkëlqeni në karrierë.

Demi (20 Prill – 20 Maj)
Ndiheni aventurier, sot është një ditë e mirë për të planifikuar udhëtime, apo pushime në vende
ekzotike. Nëse jeni në një lidhje, partnerët do të jenë të favorizuar.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Marrëdhëniet tuaja si në planin romatik apo në biznes do të pësojnë një rritje pozitive sot.
Gjithashtu sot mund të takoni një mik në mënyrë të papritur.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Fokusi juaj sot do të jetë tek bashkëpunimet. Do të ndërrmerni biseda serioze si në punë ashtu
edhe me njeriun e zemrës. Profesionalisht keni dëshirë të ecni përpara, por diçka ju pengon.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Dëshironi të keni gjithçka nën kontroll sot. Ju sugjerojmë t’i përdorni energjitë tuaja për të
prodhuar diçka kreative. Nëse jeni në fushën e artit apo modës do të bëni shumë para.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Kreativiteti juaj do të jetë shumë i fuqishëm sot. Ndjeni një urgjencë për t’u shprehur në një
mënyrë unike. Jeta në çift është në ditët më të mira.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Familja dhe shtëpia do të jenë fokusi juaj. Do të jeni komunikues dhe romantik. Si shenja më
diplomatike e zodiakut do të dini të menaxhoni konfliktet.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Një ngjarje e papritur do t’ju krijojë një bllokim të vogël në drejtim të punës. Kjo është një
gjendje e përkohshme sepse fati është gjithësesi në krahun tuaj sot.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Sot ndiheni optimist dhe besimplot. Venusi dhe Jupiter planetet e dashurisë dhe parasë do të
shkëlqejnë, por kjo falë mendjes suaj inovative.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Nëse ndiheni të turpshëm do të kalojë shumë shpejtë. Do të jeni në gjendje të kontrolloni të dyja
anët e medaljes duke krijuar rrugë komunikimi të reja.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Sot është një ditë shumë e mirë për të shijuar shoqërinë e miqve, duke ndarë me ta problemet dhe
të qeshurat. Beqarëve ju sugjerojmë të ndërmarrin një hap përpara.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Sot ndiheni shumë kreativ, të frymëzuar dhe do të arrini të prodhoni diçka që do të influencojë
për mirë në avancimin e karrierës suaj. Paratë nuk do të mungojnë gjithashtu.