Horoskopi i datës 17 prill 2019 nga Susan Miller
Dashi
Obligimet familjare janë me shumë rëndësi për ju, por mos u shqetësoni. Askush nuk ushtron presion ndaj jush dhe personat që ju duan e dinë sa shumë përpiqeni ju për të gjitha.
Demi
Kjo ditë do të jetë pak konfuze gjatë pjesës së fundit, por do t’ju mundësojë të kuptoni shumë situata që më parë i kishit anashkaluar. Jepini rëndësinë e duhur detajeve!
Binjakët
Disa gjëra nuk shkojnë dhe ju këtë e keni vënë re. Besojini intuitës suaj pasi është instikti primar dhe prisni të veproni kur të jeni plotësisht të përgatitur. Instikti juaj është i pagabueshëm.
Gaforrja
Nëse nuk doni ta shumëfishoni lodhjen dhe punën tuaj, zgjidhni gjithçka që ju ngarkohet në moment. Telefonatat e miqve do të duhet të presin dhe kjo është mëse e justifikueshme.
Luani
Një situatë do të bëhet shumë sensitive sot në lidhje me partnerin. Bëni kujdes me fjalët, pasi nuk është kurrë e gabuar ta bëni të ndihet mirë personin që dashuroni.
Virgjëresha
Një sfidë e re dhe shumë e guximshme ju pret! Rezervoni të gjitha energjitë tuaja për gjërat e mëdha që vërtet kanë rëndësi. Listoni projektet më me rëndësi dhe investoni kohën tuaj!
Peshorja
Emocionet bardhë e zi janë ato që do t’ju torturojnë sot. Është mirë të mos merrni asnjë vendim, sepse gjithsesi situatat janë të paqarta. Emocionet janë lënë në hije për shumë kohë.
Akrepi
Personat rreth jush do të ndihen të nderuar nga prezenca juaj dhe do të duan të shpenzojnë gjithë kohën me ju. Shumë argëtim dhe dashuri janë rezervuar për ju ditën e sotme.
Shigjetari
Dita e sotme do të vërtitet rreth keqkuptimeve, moskuptimeve dhe bisedave shumë të paqarta. Çdo gjë është e mjegullt për ju dhe kjo do të ndikojë për shumë gjatë në të gjitha aspektet.
Bricjapi
Nuk do të hezitoni ta shprehni nëse diçka nuk ju pëlqen. Mund të keni ende sharmin e mirësjelljen që ju karakterizon dhe sërish të flisni për gjërat që ndikojnë keq te ju.
Ujori
Lidhja e fortë që keni me familjarët tuaj do të vihet re shumë sot. Këshillat e zgjuara dhe maturia e një të afërmi do t’ju shërbejë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.
Peshqit
Nuk mbahet mend hera e fundit kur ju u lidhët me anën tuaj artistike. Gjeni pak kohë për artin dhe veprat që ju frymëzojnë. Nuk është kurrë vonë për të zgjuar intelektin tuaj.