Horoskopi i datës 14 maj 2019 nga Susan Miller

Dashi
Jeni shpërndarë në shumë fusha. Ndiqni objektiva që ju lodhin dhe ju stresojnë dhe për hir të kësaj keni lënë mënjanë dashurinë. Dëshira dhe pasioni do të bëjnë që të kërkoni mundësi për të biseduar dhe bashkëpunuar me partnerin.

Demi
Është koha e përshtatshme për të kërkuar një ngritje në detyrë, ose për të fituar një vend pune që kërkon seriozitet dhe aftësi. Një vendim i papritur do të dalë se është i duhuri kundër çdo parashikimi pesimist. Provojeni!

Binjakët
Keni mundësinë për të takuar persona dhe kultura të ndryshme nga e juaja, me tradita dhe mënyra të tjera jetese. Parashikohen udhëtime. Zgjidhni angazhimet, sepse pas pak do t’ju duhet të hiqni dorë nga orët e gjumit për të mbajtur ritmet e veprimtarisë.

Gaforrja
Sot priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, pa dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Luani
Një realizim i mirëfilltë dhe një sens praktik do të jenë zgjedhja e duhur për të luftuar rastësitë jo të favorshme që do t’ju dalin për të përballuar. Me Mërkurin që nuk ju mbështet, do të keni prirje të gjykoni të tjerët edhe për gjëra të kota, ndaj përpiquni të jeni më realistë.

Virgjëresha
Një epror do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë ai e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk e ka aftësinë tuaj. Urani dhe Saturni ju favorizojnë në veçanti të gjitha veprimtaritë tuaja artistike dhe krijuese.

Peshorja
Nuk do të humbni vëmendjen nga interesat tuaja për të vrapuar pas angazhimeve të përditshme dhe çështjeve praktike. Keni nevojë për lëvizje, për ajër të freskët dhe të pastër, për t’u mbushur me frymë. Organizoni një udhëtim në një zonë bregdetare.

Akrepi
Nuk mund t’i mohoni më faktet. Duke parë që një ngjarje e vjetër shfaqet vazhdimisht, më mirë të përballeni njëherë e për gjithmonë për ta lënë pas. Do të jeni të disponueshëm dhe me humor të mirë. Do të shijoni anën e këndshme të dashurisë.

Shigjetari
Do t’ju duhet të merrni disa vendime të vështira për të çuar përpara gjërat. Prandaj nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.

Bricjapi
Sot marrëdhëniet tuaja do të jenë më të fuqishme. Mund të ndryshoni mendje për një eveniment. Do të keni takime të mrekullueshme që do t’ju ndryshojnë jetën sentimentale apo do të forcojnë lidhjet ekzistuese.

Ujori
Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat.

Peshqit
Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate.