Horoskopi i datës 11 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Nëse jeni duke punuar me një projekt, duhet ta mbani edhe pak të fshehtë, pasi nuk keni ende një rezultat. Komunikimi do të jetë i përkryer dhe do të përfitoni shumë nga kjo.

Demi
Sektori i financave dhe ai artistik është duke kaluar një periudhë të vështirë. Bëni kujdes sidomos me financat. Përsa i përket kreativitetit, qëndroni afër njerëzve që ju inspirojnë.

Binjakët
Një thashethem i ri do t’ju rrëmbejë vëmendjen. Mos kaloni direkt në konkluzione dhe mos e stresoni veten për biseda që ende nuk janë konfirmuar.

Gaforrja
Një udhëtim i shkurtër për çështje pune duket në horizont. Nëse nuk jeni shumë entuziast, filloni të ndiheni pasi do të argëtoheni më tepër se e keni pritur.

Luani
Financat janë në një periudhë tejet të vështirë. Shumë shpenzime të ngutshme dhe dëshirë për të bërë blerje të reja ju kanë bërë të harxhoni më shumë se e keni menduar.

Virgjëresha
Një shqetësim familjar do të kërkojë praninë dhe kohën tuaj. Fokusohuni te njerëzit që vërtet duan ndihmën dhe suportin tuaj, pasi do të shpërbleheni.

Peshorja
Një projekt i ri në fushën e karrierës kërkon ide inovative dhe shumë energji. Menaxhoni kohën, vendimet dhe sidomos energjinë tuaj. Gjërat e mëdha duan pak kohë!

Akrepi
Kënaqësitë dhe argëtimet momentale nuk ju përmbushin. Do të kuptoni se ndoshta diçka ju shqetëson dhe asnjë argëtim nuk mundet ta zëvendësojë këtë problem.

Shigjetari
Pak pushim nuk ju bën dëm! Është mëse i kuptueshëm fakti që doni vetëm të mbaroni projektet e papërfunduara, por kjo periudhë është kthyer në një torturë për ju.

Bricjapi
Një problem shëndetësor i një familjari do të ndikojë shumë keq edhe te ju. Funksioni juaj në këtë rast konsiston me suportin ndaj familjarit, ndaj përpiquni të mos e lëshoni veten.

Ujori
Financat nuk ju favorizojnë aspak, planetet gjithashtu. Bëni shumë kujdes me lëvizjet e pamenduara, sepse është një situatë shumë kritike.

Peshqit
Shumë punë dhe projekte ju kanë lodhur dhe kanë ndikuar shumë në jetën tuaj. Merrni kohë dhe mos lejoni çështjet e karrierës të kenë kaq shumë impakt.