Horoskopi i datës 10 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Balanconi mendjen dhe zemrën tuaj pasi asnjëra nuk mund ta zëvendësojë tjetrën. Aktiviteti fizik nuk mundëson përmirësimin e gjendjes emocionale.

Demi
Një ditë e ngjeshur ju pret. Gjithçka që do të bëni do të ketë sukses dhe shumë kreativitet, ndaj falenderimet, telefonatat dhe vlerësimet nuk do të mungojnë aspak.

Binjakët
Të zgjedhësh midis dy gjërave që i dëshiron shumë është tejet e vështirë. Do të jetë një ditë shumë e paqartë përsa i përket mendimeve dhe asgjë nuk do t’ju vijë në ndihmë.

Gaforrja
Do të bëni kërkimet tuaja për një çështje që prej kohësh ju shqetëson. Gjërat që do të zbuloni nuk do të përmbushin pritshmëritë tuaja, por është më mirë se asgjë.

Luani
Shumë të reja priten të vijnë në jetën tuaj dhe bëni mirë t’i mirëprisni. Ndryshimet janë pozitive dhe negative, por gjithçka është pjesë e jetës, ndaj mund vetëm t’i shijoni.

Virgjëresha
Mos pretendoni që të gjithë ju duan dhe kanë të njëjtat qëllime me ju. Fakti që ju ndjeni afeksion ndaj një personi nuk do të thotë se është reciproke, ndaj bëni kujdes.

Peshorja
Tregojini vendin njerëzve! Nëse dikush duhet të dëgjojë të vërtetën pa dorashka duhet t’ia thoni me patjetër. Gjithsecili duhet të marrë atë që meriton.

Akrepi
Egoizmi dhe vetëkënaqësia juaj ka arritur majat! Uluni me këmbë në tokë dhe filloni të mendoni se nuk jeni qendra e botës dhe se po lëndoni shumë njerëz përreth.

Shigjetari
Dëgjoni zemrën dhe instiktet tuaja. Ajo që ka rëndësi është të bëni atë që vetja juaj ju drejton, pasi nuk do të keni asnjë pendesë. Tregoni pak kujdes me financat, sepse nuk janë të pashtershme.

Bricjapi
Nuk keni pse të nxitoheni, sepse nuk ka asgjë që ju pengon, ose që nuk merr kohën e duhur. Relaksohuni, kujdesuni për veten dhe mos e lini pozitivitetin t’ju ikë.

Ujori
Do t’ju habisë diçka që do të zbuloni për një person dhe do t’ju duhet pak kohë të zbuloni se cili është realisht personi në fjalë. Jini sa më vigjilentë dhe të kujdesshëm.

Peshqit
Është një ditë e bukur për të vepruar, por jo për të menduar thellësisht mbi gjithçka. Ndonjëherë duhet t’i besoni instiktit, sepse ai është primari.