Horoskopi 9 nëntor 2020

Dashi
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një e hënë gjithë grintë, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Bëni mirë që të lini mënjanë agresivitetin ndaj të dashurve tuaj dhe të reflektoni para se të veproni. Kjo ditë i dedikohet ndjenjave dhe njeriut të zemrës.

Demi
Ky është momenti për të rinisur, ku pas një periudhe nën ritmin e duhur, do të merrni veten. Ndërkohë, dhjetori është vendimtar për çuarjen përpara të projekteve dhe aktiviteteve të reja. Le të themi se nëntori thjesht ju bën gati për hapin e madh.

Binjakët
Parashikohet një ditë tranzit, ku do ju duhet të prisni “degët e thata” dhe të përqendroheni te personat të cilët i doni vërtetë. Ju pret një ditë e mbushur me surpriza. Bëni kujdes vetëm nga fjalët e pamenduara, të cilat nëse thuhen ndaj personave të gabuar, do t’ju dëmtojnë shumë.

Gaforrja
Kjo e hënë do të jetë e mbushur me mllef ndaj një të të afërmit tuaj të shenjës së Dashit ose Bricjapit. Bëni mirë që të përqendroheni më shumë te vetja juaj, në vend që të mendoni për të tjerët. Në dashuri dhe në punë është momenti që të fokusoheni më shumë.

Luani
Ju presin orë të zjarrta në sferën sentimentale por edhe në projekte të cilat i keni përzemër. Ndërsa sfera sentimentale do të jetë në maksimumin e saj, me shpenzimet duhet të tregoheni shumë të matur.Është ende herët për të mbetur trokë.

Virgjëresha
Kjo e hënë do të jetë nën ritmin e duhur, ndaj bëni durim, pasi situata do të vijë duke u përmirësuar në vijim. Nëntori do të sjellë zhvillime intetresante në dashuri, punë dhe projekte personale, ndaj përgatituni.

Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë e mbushur me suksese. Kujdes duhet treguar në dashuri, pasi diçka mund të acarojë situatën dhe nëse arrini që të ruani qetësinë e duhur, gjithçka do të kthehet në normalitet.

Akrepi
E hëna do të jetë e mbushur me zgjidhje dhe reflektim lidhur me atë që keni bërë gjatë muajve të fundit. Dielli dhe Mërkuri do të jenë në shenjën tuaj dhe do të sjellin një aftësi të madhe për të analizuar dhe arsyetuar lidhur me projektet që keni planifikuar. Jeni në një moment pozitiv të jetës suaj.

Shigjetari
Jeni në kërkim të dashurisë, ndaj mundohuni që të mbani larg problemet në mënyrë që t’iu përkushtoheni personave që kanë vërtetë rëndësi për ju. Ju pret një periudhë e gjallë dhe e mbushur me fuqi të jashtëzakonshme, ndaj përqendrohuni në veten tuaj.

Bricjapi
Ju pret një ditë e mbushur me tensione dhe vështirë se do të arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Mundohuni që t’i dedikoheni vetes dhe të karikoheni me energji. Ka ardhur momenti që ta merrni sferën sentimentale në duar dhe të bëni më të mirën tuaj.

Ujori
Kjo ditë do të jetë mjaft e dobishme për të lindiurit e kësaj shenje, pavarësisht ndonjë zhvillimi të papritur. E hëna do të jetë nën kontroll dhe do të sjellë të reja premtuese për të ardhmen. Sot do të fokusoheni shumë në punë, duke lënë mënjanë gjithçka tjetër.

Peshqit
Kjo e hënë do të jetë e lidhur me dashurinë, ndaj përqendrohuni te personi që keni përzemër dhe me kalimin e kohës do arrini që të formoni lidhjen që aq shumë e keni pritur. Edhe sfera profesionale do të jetë e mirë dhe ditët në vijim parashikohen shumë të suksesshme.