Horoskopi 9 dhjetor 2020

Dashi
Sot do të përballeni me disa të papritura. Ju nuk mund të kuptoni gjithçka që ndodh, por është mirë që të pyesni në mënyrë që të dini si të veproni. Shmangni aktivitetet me njerëz të panjohur, pasi do jeni në telashe dhe nuk do të dini si të veproni.

Demi
Do të jeni në rolin e një drejtuesi dhe do e ndieni veten të lodhur, dikush do të përpiqet t’ju fusë në një vorbull problemesh që nuk ju takojnë. Në mbrëmje do keni një qasje harmonike dhe me njerëz që do ju falin qetësi, ndoshta partneri i zemrës, apo miqtë tuaj.

Binjakët
Një ditë plot emocione dhe takime me njerëz të rinj do të jetë kjo e sotmja. Mendja juaj gjithmonë është e qartë në ato që dëshiron, prandaj mund të veproni pa hezitim. Jeni në kërkim të partnerit, prandaj mos humbisni kohë.

Gaforrja
Gjysmën e parë të ditës do të jeni të dekurajuar dhe çdo gjë do e shikoni me skepticizëm, por bëni durim. Gjithçka do të zgjidhet në momentin e duhur. Një debat me kolegët do ju acarojë së tepërmi, por mos harroni se çdo gjë ka zgjidhje.

Luani
Takimi me disa njerëz te rinj do ju bëjë të reflektoni lidhur me ngjarjet e fundit. Bëni mirë të mësoni diçka më shumë rreth partnerit pasi duket se gjërat ju kanë dalë jashtë kontrollit. Nëse keni ndjenja për dikë mos hezitoni t’ia shprehni.

Virgjëresha
Pjesën me të madhe të ditës do e kaloni në zyrë dhe duke punuar gjatë gjithë kohës. Jeni të vendosur që t’i çoni gjërat deri në fund dhe do ia dilni. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, pasi ato mund të bëhen realitet. Mjafton të keni dëshirë të punoni për të arritur suksesin.

Peshorja
Sot do të keni shumë vetëbesim dhe kjo do të ndikojë shumë mirë në ambientin e punës. Të gjithë do të jeni të përqendruar te ju dhe kjo do ju gëzojë pa masë. Premtimet që i keni bërë partneres mos i lini pas dorë, pasi do humbasë besimi tek ju.

Akrepi
Një marrëveshje e rëndësishme në biznes do ju bëjë të gëzoni si një fëmijë. Përqendrohuni në objektivat tuaja dhe shijoni frytet e punës. Sot do të merrni një dhuratë të çmuar nga partneri, dhuratë të cilën do e vlerësoni shumë.

Shigjetari
Një ditë plot shqetësime dhe përgjegjësi do të jetë kjo e sotmja. Mos lejoni që ndjenjat tuaja të zbehin logjikën. Mos kini shumë pritshmëri në marrëdhënie nëse nuk jepni dhe ju kontributin tuaj, pasi gjërat janë gjithmonë reciproke.

Bricjapi
Nëse jeni duke pritur që partneri të bëjë hapin i pari, e keni gabim. Në një marrëdhënie duhet që të dy të bëni pjesën tuaj. Planet tuaja të fundjavës do të marrin jetë, mjafton të bëni gati valixhen dhe të zbrazni mendjen nga gjithçka.

Ujori
Miqtë tuaj më të ngushtë do jua bëjnë ditën më të bukur. Me ndihmën e tyre do të nisni një biznes, pasi ata do të jenë përkrah jush në çdo moment. Mos e merrni me stres, por vetëm jepni maksimumin tuaj.

Peshqit
Një ditë plot me humor dhe lajme të mira, do të jetë kjo e mërkurë për ju. Edhe në ambientin e punës do gjeni ngrohtësi dhe shumë dashamirësi. Sot do të jeni në gjendje të influenconi shumë tek të tjerët dhe do të merrni vlerësimet e tyre.