Horoskopi 8 tetor 2021
Dashi
Edhe pse do e nisni me frikë ditën e sotme, asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Përkundrazi mund të përjetoni edhe emocione të forta. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të mbushur me çaste të lumtura dhe do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Partneri do tregohet aq i përkujdesur me ju saqë do ju habisë.
Pesimizmi do ju pushtojë sot dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një ditë goxha e vështirë. Në shumë momente do gjendeni para sfidave tejet të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni beqarë më mirë prisni edhe pak kohë para se të hedhin hapa pasi sot mundësitë nuk do jenë të mira.
Binjakët
Urani dhe Marsi do ju bëjnë të ndryshoni mendim lidhur me disa gjëra. Do jeni më të qartë dhe do dilni të fituar. Ju të dashuruarit duhet të përgatiteni për emocione shumë të forta. Mjaft gjëra kanë për të qenë ndryshe nga më parë dhe mund të arrini edhe në qiell të shtatë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të duruar nëse doni të gjeni personin më të përshtatshëm.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do mundoheni të impononi mendimet tuaja dhe keni për të pasur probleme të vazhdueshme. Nëse keni një lidhje, periudha e akullt dhe me probleme për jetën tuaj do marrë fund njëherë e mirë. Dielli do rilindë dhe atmosfera në tërësi do ngrohet tej mase. Ju beqarët do takoheni me dikë dhe zemra ka për t’ju rrahur më fort se kurrë ndonjëherë më parë.
Luani
Gjatë kësaj dite do ju duket sikur do kapni qiellin me dorë dhe do ndiheni më të përmbushur. Nëse jeni në një lidhje do keni momente të mbushura me emocione të forta, si pozitive ashtu edhe negative. Jo gjithmonë do jeni në humor dhe në disa momente mund të keni edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do joshni cilindo që do pëlqeni.
Virgjëresha
Marsi do ju bëjë më aktivë gjatë kësaj dite dhe do keni më shumë besim tek vetja. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e këndshme. Do i buzëqeshni gjatë gjithë kohës njëri-tjetrit dhe do doni të qëndroni sa më shumë së bashku. Partneri mund t’iu bëjë edhe një propozim interesant. Nëse jeni beqarë duhet t’i pranoni të gjitha ftesat, por nuk duhet të nxitoheni të hidhni hapa.
Peshorja
Ditë me shumë aksion do jetë kjo e sotmja për ju kështu që përfitoni sa më shumë. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa të mundeni çdo moment për t’ia shprehur edhe më tepër ndjenjat partnerit tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme. Ju beqarët edhe pse do bëni të pamundurën nuk do arrini dot ta realizoni takimin që keni ëndërruar.
Akrepi
Do jeni shumë origjinalë dhe realistë gjatë kësaj dite prandaj gjërat do ju ecin ashtu si keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit pasioni do shtohet në mënyrë të habitshme dhe ndonjëherë do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi sepse në të kundërt situata mund t’ju dalë edhe jashtë kontrollit.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni më të vetmuar dhe do të arrini të zgjidhni edhe problemet e vogla që ju kishin mbetur pezull. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë shumë e qetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë dhe nuk do keni as problemin më të vogël me njëri-tjetrin. Ju beqarët do shpresoni më kot për të ndryshuar statusin.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do arrini të kuptoni shumë nga gabimet e bëra dhe do mundoheni të gjeni një mënyrë për të kërkuar falje. Nëse keni një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje me partnerin kohët e fundit, edhe sot situata do vazhdojë të jetë delikate. Po nuk hapet rrugë dhe po nuk i pranuat gabimet e bëra nuk keni për t’u ndier të qetë.
Ujori
Ka mundësi të jeni më të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe më të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Nuk do ndikoheni më nga të tjerët. Nëse keni një lidhje duhet të bëni gjëra të veçanta në mënyrë që jeta në çift të jetë më emocionuese. Yjet do i keni në krah në çdo rast. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga persona shumë më të rinj në moshë dhe ka mundësi që rrethanat të jenë të favorshme.
Peshqit
Nuk do ju mungojë për asnjë çast realizmi gjatë kësaj dite dhe gjërat kanë për t’ju ecur më së miri. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur dhe e ekuilibruar. Nuk do ndodhë asnjë lloj problemi apo mosmarrëveshjeje me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe gati edhe për aventura kalimtare. Për ju, e rëndësishme është të mos qëndroni vetëm. Në punë do jeni gjithë kohës nën dritën e projektorëve kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm.