Horoskopi 8 mars 2021
Dashi
Sot duhet të tregoni një kujdes të veçantë në raportin tuaj sentimental sepse mund të hidhni një hap të gabuar. Në vendin e punës, yjet do të jenë krah jush duke ju mbështetur. Një mbrëmje mjaft e bukur do të organizohet nga familjarët tuaj, dhurata perfekte për ata është prezenca juaj prandaj mos nxirrni justifikime dhe shkoni.
Për të gjithë ata Dema që janë në një lidhje dashuria duhet të filloni të tregoheni më tolerant me partnerin tuaj, pasi ai është mërzitur nga e gjithë kjo situatë dhe mos u çudisni nëse një ditë largohet. Ndërkohë me situatën financiare do të kaloni momente të mira dhe mund të realizoni blerjet që dëshironi.
Binjakët
Ushtrimet e frymëmarrjes do t’ju bënin mirë për të larguar stresin dhe ankthin i cili do të jetë i pranishëm gjatë kësaj të hëne. Negativiteti i dhuruar nga personat që keni afër vetes nuk ju bën mirë, prandaj largojini njëherë e mirë dhe do të shikoni që çdo gjë do të përmirësohet. Për ata që janë në një lidhej dashurie, momente pozitive ju presin.
Gaforrja
Sot parashikohet një ditë e mbushur plot me fat në raport me partnerin tuaj. Jo çdo gjë është në dorë të fatit dhe ju duhet të bëni pjesën tuaj dhe të tregoni më shumë angazhim ndaj partnerit. Me financat këto ditë jeni shumë mirë, prandaj mund t’ia vetes lejoni luksin e të bërit blerje pa menduar.
Luani
Kjo ditë parashikohet të jetë e mërzitshme dhe pa angazhime. Kjo nuk do të thotë se duhet ta kaloni gjithë ditën në shtëpi. Përkundrazi, bëni më shumë aktivitet fizik për të qenë në formë të mirë shëndetësore. Nëse nuk jeni i lumtur me partneren tuaj pse vazhdoni të torturoni veten?! Merrni një vendim sa më shpejt.
Virgjëresha
Këtë të hënë mundohuni të harroni vështirësitë me të cilat jeni përballur kohëve të fundit. Këshilla që yjet ju japin është të qëndroni me njerëz që sjellin energji pozitive. Dita përgjithësisht do jetë pozitive në sektorin e parave.
Peshorja
Këshillohuni mirë përpara se të merrni një vendim në sektorin financiar. Për të shmangur ndonjë problem, analizoni të gjitha detajet që më vonë mos ju dalin probleme. Tregoni kujdes me nënshkrimin e dokumenteve ligjore. Partneri sot do të jetë vetëm për ju prandaj shfrytëzoni çdo minutë afër tij.
Akrepi
Stop! Mos i ndrydhni më emocionet dhe përballuni me personin tuaj të zemrës. Një dashuri në distancë është e vështirë që të funksionojë, por nuk është e pamundur. Me financat tregoni pak kujdes sepse më vonë do të pendoheni.
Shigjetari
Edhe pse do të duhej të ishte një ditë e qetë, lodhja fizike nuk do të mungojë. Punët që i keni lënë pas dore duhet t’i jepni një drejtim sa më shpejt. Shumë persona përpiqen të fitojnë vëmendjen tuaj dhe kjo gjë ka filluar t’ju mërzisë.
Bricjapi
Përfitoni nga aspekti pozitiv që ju ofrojnë planetet. Në dashuri nëse ju do të dini si të luani me letrat që keni në tryezë, gjithçka do të shkojë super mirë. Dhe për ata që janë beqarë, nëse jeni në kërkim të një partneri, shanset janë për të realizuar qëllimet tuaja.
Ujori
Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimin e parave. Nuk favorizoheni shumë në aspektin financiar dhe nëse i shpenzoni të gjitha mund të zhyteni në situata të vështira nga të cilat nuk do të dini si të dilni. Sa i përket dashurisë çdo gjë do të shkojë ashtu si ka qenë nuk do të përballeni me asnjë suprizë.
Peshqit
Një ditë plot lumturi dhe një natë plot pasion, kjo është e gjitha që yjet janë rezervuar për ju. Shfrytëzojeni këtë moment për të sqaruar çdo keqkuptim që keni me personin e zemrës. Në vendin e punës gjithçka duket stabël dhe shumë shpejt ju do të jeni në një pozicion që prej kohësh po e dëshironi.