Horoskopi 7 maj 2021

Dashi

Do të lidhni miqësi dhe do të njihni njerëz të rinj sot. Vazhdoni të jeni në humor dhe karakteri juaj festiv ka për të impresionuar të tjerët. Një prej miqve të rinj sot ka për t’u bërë shumë i rëndësishëm në të ardhmen. Jeni gati për të ndihmuar shokët dhe familjen.

Demi

Është koha e duhur për një lidhje romantike serioze. Do të kuptoni që nuk jeni më të interesuar në flirtime. Do të filloni të mendoni për marrëdhëniet në plan afatgjatë. Mund të hidhini hapin e parë për t’u përfshirë në një lidhje serioze.

Binjakët

Sot do të arrini në një përfundim nëse keni qenë në dy mendje për t’u përfshirë në një lidhje dashurore. Ata që janë të dashuruar do të vendosin sot nëse për t’u fejuar ose martuar. Lëvizja e planeteve do të bëjë që t’i shikoni lidhjet në një këndvështrim të ri. Më parë i keni refuzuar, por tashmë do ta pranoni një angazhim të tillë.

Gaforrja

Sot do të jetë një ditë plot argëtim. Mos analizoni lidhjen. Dilni jashtë për t’u relaksuar. Është dita perfekte për të festuar. Dikush pranë jush mund të jetë sëmurë. Mos u shqetësoni sepse diçka e mirë do të vijë pas ndihmës tuaj.

Luani

Do të merrni vëmendje më shumë se çdo herë. Do të vizitoheni nga njerëzit që prisnit më pak ta bënin këtë gjë. Kjo do t’ju surpizojë. Mos e shtrëngoni veten për shkak të eksperiencave në të shkuarën.

Virgjëresha

Është koha e duhur për të shuar keqkuptimet. Mund të afroheni me një person me të cilin jeni larguar paksa kohët e fundit. Do t’ju kërkohet që të vendosni në balancë marrëdhëniet e të shkuarës dhe të tashmes.

Peshorja

Mund t’ju prishen planet për takimin që pate menduar me personin e zemrës. Mos ushtroni presion ndaj partnerit/es. Do të ndiheni shumë mirë nëse sot vendosni ta kaloni ditën në shtëpi duke parë serialin tuaj të preferuar ose duke lexuar një libër.

Akrepi

Do të jeni shumë agresivë në dashuri. Mos lejoni egon që të prishë marrëdhënien. Sidoqoftë partneri/ja do ta dashurojë versionin tuaj të ri dhe do ta pëlqejë vetëbesimin që keni fituar. Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kaloni disa momente të bukura me partnerin.

Shigjetari

Duket sikur jeni mbushur nga lidhjet e shkurtra. Është koha për t’u futur në shtëpi dhe të shijoni disa momente vetëm. Nëse nuk mund të ndaheni nga këto lidhje problematike, atëherë bëni një pushim të shkurtër.

Bricjapi

Sot do të kërkoni të shoqëroheni me njerëz të ndryshëm. Kështu që do të përfshiheni një lidhje të re romantike. Sidoqoftë pas një kohe të shkurtër do të kuptoni se nuk ia vlen dhe nuk duhet të shpenzoni energjinë tuaj.

Ujori

Keni përmirësuar stilin e jetës dhe rrethin shoqëror. Partneri/ja do ta ketë të vështirë të përshtatet me rrethanat e reja. Por ju do të jeni mbështetës ndaj atij/asaj. Në këtë mënyrë do të forconi marrëdhënien tuaj.

Peshqit

Yjet parashikojnë shpenzime të mëdha sot. Shmangni argumentet dhe konfrontimet sepse nuk është dita juaj për t’i fituar ato. Prisni që të merrni një gjest të fortë romantik në fund të ditës dhe të dashuroheni edhe më tepër me partnerin/ en.