Horoskopi 7 dhjetor 2020

Dashi

Ata që janë tashmë në një lidhje do bëjnë çmos që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin. Planetët do i kenë në krah kështu që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Beqarët do jenë shumë krenarë për veten, pasi më në fund do të bëjnë hapin e duhur.

Demi

Çiftet do kalojnë një ditë mjaft delikate sot. Mosmarrëveshjet në raportin tuaj do jenë të shumta dhe nga kokëfortësia e të dyve, ato do duken të pafundme. Beqarët do gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme dhe do jeni të qetë në sektorin e financave.

Binjakët

Nëse keni një lidhje prej shumë kohësh duhet të bëni shumë kujdes me impulsivitetin e tepruar. Në rast tensioni të madh, largohuni nga njëri-tjetri në mënyrë që të mos thoni fjalë të pamenduara. Beqarët do jenë sharmantë dhe do marrin shumë propozime.

Gaforrja

Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohtë dhe komunikimi nuk do reshtë për asnjë moment. Përfitoni për të folur edhe mbi të ardhmen për t’i kuptuar më mirë synimet e partnerit/es. Beqarët do i shprehin pa druajtje pëlqimet dhe shumë shpejt mund të fillojnë histori dashurie.

Luani

Ka shumë gjasa që për shkak të mungesës së përkujdesjes nga partneri/ja ju ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Mendohuni mirë sepse pasojat do të jenë të rënda. Beqarët do ndihen të kënaqur me jetën që po bëjnë dhe nuk do kenë aspak nevojë ta ndryshojnë atë.

Virgjëresha

Surprizat në çift do jenë të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Partneri/ja do kujdeset mjaft për ju dhe nuk do ju lërë të lodheni për asgjë. Sot ju do ndiheni në qendër të vëmendjes. Beqarët do kenë mjaft takime interesante, por do e kenë të vështirë të vendosin.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje do e kenë të vështirë të flasin për çdo gjë me partnerin/en e tyre sot sepse ai do jetë me humor të keq, por në gjysmën e dytë të ditës gjërat do të ndryshojnë. Beqarët duhet të bëjnë akoma edhe më shumë durim nëse duan të takojnë personin që do ju përshtatet më së miri.

Akrepi

Priten përmirësime të shumta gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Të dy me partnerin/en do tregoheni më të hapur dhe do provoni eksperienca të reja së bashku. Beqarët do jenë shumë të sinqertë me disa persona që do i joshin në mënyrë që edhe ata të mos lëndohen.

Shigjetari

Dita do fillojë me tension dhe debate të shumta për jetën në çift, por me kalimin e orëve do i mendoni gjërat me kujdes dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem. Beqarët do përballen me surpriza mjaft të këndshme të cilat janë menduar me kujdes nga miqtë e ngushtë.

Bricjapi

Pasioni do jetë shumë i zjarrtë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Pas një periudhe të mbushur me peripeci dhe brenga, më në fund do përjetoni emocionet e shumëpritura. Beqarët duhet ta tregojnë veten si janë me personat që do takojnë dhe jo t’i gënjejnë ata për gjithçka.

Ujori

Do jeni shumë kërkues në dashuri sot dhe nuk do kënaqeni me pak. Partneri/ja do mundohet shumë që ju të ndiheni sa më mirë, por ndonjëherë jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket. Për beqarët nuk priten ndryshime të mëdha. Do jetë një ditë e qetë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme.

Peshqit

Do e vlerësoni mjaft ndihmën që do iu japë partneri/ja juaj sot dhe do kaloni një ditë interesante pranë tij. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nuk do ndalet në asnjë moment. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat që do ju bëhen.