Horoskopi 6 dhjetor 2021

Dashi
Kushtojini rëndësi peshës trupore duke shmangur ushqimet e pashëndetshme. Aktivitetet me familjen do t’ju bëjnë të jeni në humor. Një telefonatë nga partneri/partnerja juaj do t’ua bëjë ditën edhe më të veçantë.

Demi
Ka gjasa të zgjidhni një problem të vazhdueshëm financiar. Gjërat mund të mos ecin sipas planeve tuaja sot, por do të kaloni një kohë të bukur me gjysmën tuaj më të mirë. Gëzimi dhe lumturia do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni.

Binjakët
Shprehni ndjenjat që ju motivojnë. Shpëtoni nga çdo mendim negativ si: frika, dyshimi, zemërimi dhe lakmia, pasi ato do ju lënë pas. Mësoni të kontrolloni ndjenjat dhe ndryshimet që mund t’ju ndodhin, pasi jo gjithmonë gjithçka shkon siç ne duam.

Gaforrja
Nëse përpiqeni t’u impononi të tjerëve mendimet tuaja, do të dëmtoni interesat tuaja. Trajtimi i situatës me durim është e vetmja mënyrë per të ecur përpara. Një lajm i mirë, me shumë gjasa nga një vend i largët mund të pritet deri në mbrëmje vonë.

Luani
Përpjekja juaj së bashku me mbështetjen e anëtarëve të familjes, do t’ju ndihmojë të arrini rezultatet e dëshiruara në punë. Përsa i përket ndjenjave, do të shpërbleheni për dashurinë që keni dhuruar. Ka gjasa të kaloni një kohë të paharrueshme me partnerin/partneren tuaj.

Virgjëresha

Sot do të gjeni qetësi nga tensionet që keni përjetuar kohët e fundit. Është koha e duhur për të bërë ndryshime në stilin e jetës suaj. Ekziston mundësia të debatoni me partnerin/partneren tuaj për çështje parash. Ka gjasa që beqarët e kësaj shenje të zhvillojnë një bisedë mjaft interesante sot.

Peshorja
Beni kujdes me sjelljen ndaj miqve. Do të jeni të prirur të jepni gjykime të nxituara, ndaj sigurohuni që i keni të gjitha faktet, para se të flisni. Do të doni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj, por për shkak të një çështjeje të rëndësishme, nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë.

Akrepi
Niveli i energjisë suaj do të jetë i lartë. Sa i përket aspektit financiar, përbajuni një buxheti të caktuar, në mënyrë që të shmangni çdo problem në lidhje me paratë në të ardhmen e afërt. Një lajm i mirë i papritur nga të afërmit, do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Marrëdhënia juaj romantike mund të ndryshojë drejtim, për shkak të ndërhyrjes së dikujt.

Shigjetari
Nëse keni kohë që prisni që dikush t’ju kthejë një borxh, atëherë sot mund të jetë dita juaj me fat, pasi ata mund t’ju kthejnë paratë papritur. Mos u tregoni dominues në qëndrimin tuaj me anëtarët e familjes, pasi kjo thjesht sa do të krijojë irritim.

Bricjapi
Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të kthehet pas në kohët e vjetra të dashurisë suaj. Dikush me të cilin shpesh nuk jeni dakord do t’i shohë gjërat në mënyrën tuaj sot. Në fakt, ai ose ajo madje mund të jetë në mbrojtjen tuaj dhe t’ju ndihmojnë të fitoni një debat të nxehtë.

Ujori
Mendoni pozitivisht, në mënyrë që të kapërceni pasiguritë tuaja, përndryshe frika mund të fillojë të dominojë mendimet tuaja. Lidhja juaj në çift mund të marrë një kthesë magjike. Shpenzoni më shumë nga koha juaj për të ndihmuar të tjerët.

Peshqit
Fëmijët mund ta bëjnë ditën shumë të vështirë për ju sot. Tregohuni të duruar dhe të dashur për ta pasur situatën nën kontroll dhe për të shmangur çdo stres të mundshëm. Mund të kaloni një mbrëmje me një koleg, por ka gjasa të mendoni se ishte një humbje kohe.