Horoskopi 5 maj 2021

Dashi

Do të merrni vendime të shpejta duke u bazuar në intuitë dhe ndjenja. Do të jenë vendime të sakta pasi do t’ju sjellin rritje në aspektin financiar. Duhet të sakrifikoni disa gjëra në mënyrë që të arrini qëllimet në plan afatgjatë.

Demi

Sipas parashikimit të yjeve, dashuria është shumë pranë. Mbajini sytë hapur pasi mund të takoni burrin/gruan e ëndrrave. Megjithatë njohja e personit të zemrës do të jetë pak e vështirë sepse do të vijë në një mënyrë të çuditshme. E gjithë dita do të jetë me disa ngjarje shumë të bukura.

Binjakët

Sot jeni të vendosur të tregoni pushtetin për të arritur qëllimet tuaja. Keni qenë të shqetësuar për një kohë të gjatë, por sot do të gjeni energjinë që do t’ju rikthejë vetëbesimin. Do të merrni vendime bazuar në instinkte.

Gaforrja

Duhet të shikoni në të shkuarën për të gjetur shkakun pse ndiheni të palumtur. Nëse ju lëndon dashuria do të thotë se ai/ajo nuk ka qenë për ju. Është koha për të lëvizur përpara dhe për t’u fokusuar te vetvetja.

Luani

Do të jeni të kufizuar sa i përket burimeve për t’i dhënë formë mendimeve tuaja. Mos u stresoni sepse do të keni mundësinë që ta bëni punën ashtu siç doni. Jeni shumë mirë financiarisht dhe mund t’i tërhiqni vëmendjen kujtdo. Por do të vijë një person që do të kërkojë të shohë nga ju aftësitë e vërteta që keni. Në fillim do të keni dyshime për këtë person, por me kalimin e kohës do të përfshiheni në një lidhje romantike.

Virgjëresha

Do të ketë disa ndryshime të papritura sa i përket jetës personale dhe profesionale. Do të lini pas shqetësimet dhe pasiguritë. Relaksohuni! Shkoni me rrjedhën sepse këto ndryshime do t’ju sjellin vetëm të mira. Situata do të përkeqësohet vetëm prej dikujt që do të shkaktojë te ju palumturi, për shkak se do të hakmerret. Sa i përket të dashuruarve është koha për të konsoliduar marrëdhënien në çift.

Peshorja

Pushoni dhe relaksohuni sot. E keni sforcuar veten ditët e fundit. Sot është koha për të shijuar frytet e punës. Duke ia treguar ndjenjat dikujt që e keni të veçantë mund të ndiheni të plotësuar edhe shpirtërisht sot.

Akrepi

Do të ndiheni plot besim kur vjen puna për të zgjeruar botëkuptimin. Merruni me çfarëdo lloj gjëje që doni. Mos u fshihni. Tregojeni atë çfarë keni qenë duke bërë. Stresi nga puna do të ndikojë edhe te lidhja dashurore. Por partneri/ja do të jetë mbështetës ndaj jush.

Shigjetari

Koha për të zgjedhur mes qejfit dhe lirisë. Do të ndiheni të lirë vetëm kur të kuptoni çfarë do të thotë përgjegjësi. Mos u shqetësoni kur vjen puna te financat. Do të përmirësohen gradualisht dhe kjo do të ndikojë në të gjitha aspektet jetësore.

Bricjapi

Sot do të zbuloni një fuqi që nuk e dinit se e kishit. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për ndihma nga të tjerë për t’u përballur me problemet që keni. Mund t’i kaloni lehtësisht vetë. Është shumë e nevojshme të peshoni sa vlen lidhja dashurore dhe të vendosni disa kufi.

Ujori

Do të emocionoheni nga dikush pranë jush. Arsyeja mund të jeni vetë ju. Kjo pasi kaloni shumë shpejt në përfundime. Keni akuzuar këtë person se ka qenë i/e pandershëm. Duhet të jeni më të duruar dhe t’ia lini kohës t’i zbulojë gjërat.

Peshqit

Sot do të jeni shumë modestë. Do të sakrifikoni kohë dhe para për të kënaqur të tjerët. Njerëzit do ta vlerësojnë këtë akt tuajin. Kujdesuni për fëmijët. Kaloni kohë në shtëpi dhe hani ushqim të shëndetshëm.