Horoskopi 4 maj 2021

Dashi
Sot është dita e duhur për të marrë pagesë ose shpërblim për të gjitha detyrat tuaja. Nëse jeni të shqetësuar se mund të merrni disa lajme të këqija, atëherë përpuqini ta mbani veten të zënë që të mos mendoni negativisht.

Demi
Mundohuni të shmangni marrëdhëniet financiare me miqtë tuaj tani. Pavarësisht se sa interesante mund të jetë një mundësi, thjesht nuk ia vlen të rrezikosh kur shëndeti dhe lumturia e një miqësie mund të vihen në diskutim.

Binjakët
Nëse dikush është kritik për punën ose qëndrimin tuaj sot, mos harxhoni kohë të shqetësoheni për këtë. Në qoftë se nuk thonë gjëra që do të ndikojnë negativisht në reputacionin tuaj, nuk është e nevojshme të shqetësoheni për ato që mendojnë.

Gaforrja
Nuk mund të kërkoni për një filozofi të re të gatshme për jetën. Duhet të krijoni një hipotezë duke ekspozuar veten në ide dhe teori të reja. Nëse keni luftuar me një çështje të caktuar, pyesni miqtë tuaj se si do t’i trajtonin gjërat. Përgjigjet e tyre do t’ju ndihmojnë të formoni qëndrimet tuaja.

Luani
Ekzistojnë të gjitha llojet e mënyrave krijuese për të zgjidhur konfliktet në jetën tuaj, por injorimi i tyre nuk është një prej tyre! Zvarritja e gjetjes së një zgjidhjeje nuk do t’ju ndihmojë. Merrni përsipër jetën tuaj, duke u takuar dhe biseduar me persona të caktuar pa pasur frikë.

Virgjëresha
Ekziston një rrezik i madh që njerëzit të reagojnë fort sot, prandaj kini kujdes për ato që do u thoni të tjerëve, sidomos njerëzve që nuk i njeh shumë mirë. Edhe aludimi më i vogël i diçkaje të diskutueshme mund të nxisë nervozizmin e dikujt.

Peshorja
Qëndrimi në sinkron me njerëzit e tjerë do të jetë argëtues sot. Toni i ditës do të jetë harmonik dhe të gjithë do të jenë të kënaqur me ju. Sot është dita e duhur për të takuar miqtë dhe për të bërë një festë të këndshme.

Akrepi
Më shumë se kurrë më parë, muzika dhe arti i ri sot do t’ju ndezin krijimtarinë dhe mënyrën e të menduarit. Nëse keni para, mund t’i investoni ato pa frikë, sepse ka mundësi që më pas t’ju rezultojë diçka fitimprurëse.

Shigjetari
Sjellja fëmijërore është e lezetshme vetëm kur ndodh mes fëmijëve. Nëse shihni të rriturit duke vepruar si ata, bëjini vetes një nder dhe qëndroni larg tyre! Dhe nëse nuk mund të hiqni dorë prej tyre, të paktën refuzoni të bashkoheni në lojërat e tyre pa kuptim.

Bricjapi
Ju keni një durim dhe dhembshuri natyrore që ju bën një udhëheqës të mrekullueshëm. Pse po lejoni që frika t’ju ndalojë që të mos futeni në atë rol? Jini entuziastë dhe të gjitha dyshimet tuaja thjesht do të zhduken.

 Ujori
Sot do të angazhoheni plotësisht për të përfunduar një projekt që e keni lënë pas dore. Lehtësimi që do të ndjeni do të jetë i madh. Është koha që të nisni një projekt të ri edhe më fitimprurës, i cili do t’ju ndihmojë shumë në të ardhmen.

Peshqit
Shokët tuaj të gjithë janë të ndryshëm, kështu që mos i trajtoni të gjithë në të njëjtën mënyrë. Sigurohuni që po u jepni të gjithëve atë që u nevojitet. Nëse nuk përshtateni dot, nuk është tepër vonë të filloni të provoni.