Horoskopi 3 mars 2021
Dashi
Nuk është koha e duhur për t’u angazhuar seriozisht. Mund të flisni me partnerin për kujdesin që i kushtoni, por mos e përfshini shumë zemrën. Përqendrohuni që të shijoni momentin sesa të planifikoni për të ardhmen.
Ka diçka shumë të ëmbël sa i përket lidhjes suaj. Do ta keni të lehtë që t’u hapeni të tjerëve që të keni besim. Nëse keni pasur probleme me vetëbesimin mos u shqetësoni pasi sot do të ndiheni më mirë. Do të gjeni kurajon që të takoheni me një person. Jepini vetes një shans.
Binjakët
Energjia e ditës do të sjellë disa cilësi më të mira në marrëdhënie. Është ditë e mirë që të bëni diçka së bashku, ose ndoshta të organizoni një darkë ku mund të ftoni miqtë. Bisedat dhe humori do t’ju afrojnë me partnerin.
Gaforrja
Ndoshta arsyeja për po përjetoni një boshllëk në romancë është sepse i jepni pak hapësirë llojit të marrëdhënies që kërkoni. Do të keni besimin e duhur dhe aftësinë që të tërhiqni personin e duhur, sidomos gjatë ditës së sotme.
Luani
Sot do të krijohet një atmosferë shumë shoqërore. Është koha e duhur për t’i folur një personi për herë të parë. Do të jetë lloji i bisedës që ju intereson. Do të tregoni idetë, mendimet dhe opinionet tuaja. Gjithashtu mund të mos bini dakord për çdo gjë.
Virgjëresha
Do të forcohet lidhja me partnerin. Jeni intuitivë, por për momentin duhet që të mendoni më thellë për gjërat që bëni. Kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Sot do të kuptoni më shumë rreth njëri-tjetrit se sa më parë.
Peshorja
Yjet kanë parashikuar romancën më të mirë për ju. Nëse keni punuar fort me partnerin, ka për të qenë një rast i madh për të bërë diçka të rëndësishme së bashku. Sot është një ditë fantastike për të bërë hapa të mëdha.
Akrepi
Do të jeni të përfshirë drejt fantazisë më shumë se kurrë. Nuk ka asgjë të keqe me ëndrrat, por duhet që të ruheni nga pritshmëritë e të tjerëve. Bëni kujdes me ato që thoni gjatë ditës së sotme.
Shigjetari
Kujdes me impaktin e parë. Duhet që të krijoni një lidhje shpirtërore ose të paktën ta nisni një gjë të tillë. Do të jetë cilësia e bisedës ajo që mund të sjellë suksesin gjatë mbrëmjes. Fokusohuni te gjërat që kanë vërtet rëndësi.
Bricjapi
Sot yjet interesohen për jetën dashurore. Do të gjeni një person me të cilin ndani të njëjtat fantazi. Përdoreni këtë rast për të festuar në marrëdhënien, për të falënderuar dhe vlerësuar njëri-tjetrin.
Ujori
Ditën e sotme do ta jetoni si përrallë. Do ta shikoni veten duke marrë përfitimet e lidhjes perfekte, asaj që ju plotëson në çdo nivel. Beqarët mund të dalin në një takim shumë të bukur dhe mbresëlënës.
Peshqit
Pozicioni i yjeve do të forcojë lidhjen mes ju dhe personit që dëshironi të lidheni në të ardhmen. Kujdes me intuitën, e cila sot do t’ju fusë na labirinthe të pafundme. Dashuria është më e bukur kur mbështetet në besim.