Horoskopi 29 korrik 2021

Dashi

Jeni një person me gjykim të ftohtë dhe shumë i lidhur pas të vërtetës. Ndryshoni karakter sot dhe projektohuni në një rol tjetër, që do t’ju japë shumë avantazhe nga pikëpamja profesionale. Mos i nënvlerësoni kundërshtarët tuaj dhe mos prisni mrekulli prej tyre. Asgjë nuk ndryshon, kush kërkon t’ju pengojë do të vazhdojë të bëjë, por ju do t’i rezistoni çdo gjëje.

Demi

Kryeni veprime që do t’ju ndihmojnë për të gjetur më shumë liri në jetën tuaj. Në përpjekje për të kënaqur njerëzit rreth jush, ju mund të humbni shumë nga vetja. Përdoreni ditën e sotme për të çliruar veten nga këto pranga.

Binjakët

Mendja sot do të rrijë gjithë ditën tek udhëtimi që do të ndërmerrni. Mezi po prisni të shkëputeni nga rutina e përditshme. Një mik do ju bëjë një propozim shumë interesant. Pavarësisht nga çdo problemi të përditshëm, kjo duhet të jetë një ditë e bukur.

Gaforrja

Shikoni interesat tuaja këtë të enjte dhe injoroni ata që ju këshillojnë të ndihmoni të tjerët. Keni bërë mëse mjaftueshëm dhe ka ardhur koha të bëni për veten. E meritoni suksesin dhe të gjithë vëmendjen që po merrni.

Luani

Edhe pse është një qiell i ftohtë ky i juaji, kjo nuk do të pengojë Marsin dhe Jupiterin që t’ua transmetojë juve. Në veçanti, Marsi ju bën të sigurt në vetvete dhe autoritarë, duke mos rënë pre e të problematikave të ndryshme me të cilat mund të hasesni.

Virgjëresha

Është më mirë që të rrezikosh sesa të jetosh me dyshimin. Analizoni deri në çfarë pike i interesoni personit që keni përballë dhe kërkojini që t’jua kthejë me të njëjtën monedhë. Nëse nuk ka një shenjë dhe një pohim, është e kotë të joshësh dikë që është i zënë me diçka tjetër. Merrni përsipër të pranoni dhe zhgënjimin, por kërkojini tjetrit një siguri absolute.

Peshorja

Bëni pak pushim nga rutina juaj ditore dhe shikoni çfarë ndodh në botën që ju rrethon. Ju mund të jeni aq i fokusuar drejt një qëllimi specifik saqë nuk arrini të vështroni pjesën tjetër të botës. Madje, mund të mos e kuptoni se disa energji nga jashtë kanë ndikim të madh në botën tuaj.

Akrepi

Diçka e mrekullueshme mund të ndodhë sot në shtëpinë tuaj. Gjithashtu do të merrni një propozim të mrekullueshëm nga partneri juaj, kjo do ju gëzojë pa masë, pasi nuk e prisnit dhe kjo do ta bëjë edhe më special.

Shigjetari

Çështjet financiare, sidomos ato që lidhen me prona apo investime do të jenë në qendër të ditëve që do të vijnë. Shanset për të qenë të suksesshëm janë të mëdha. Guxoni, në të kundërt nuk do të arrini kurrë shumë larg.

Bricjapi

Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që mbrëmja të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të.

Ujori

Kini kujdes kur ndërtoni mure aq të lartë rreth vetes saqë nuk mund të shikoni përtej. Rreziku i ndërtimit të fortesave që nuk lejon të tjerët të hyjnë brenda është se e bën edhe më të vështirë për ju të shikoni jashtë saj. Lëreni një mur më të shkurtër në mënyrë që të mos shkëputeni totalisht nga bota e jashtme.

Peshqit

Këtë javë do të jeni në formën tuaj më të mirë, si nga ana krijuese, artistike, ashtu edhe ajo romantike. Mos nguroni për të qenë ambiciozë, por gjithnjë duke u treguar të sjellshëm dhe të mirë ndaj atyre që ju rrethojnë.