Horoskopi 28 janar 2021
Dashi
Për të lindurit e kësaj shenje, erërat e reja do të largojnë retë e zeza që ju kanë munduar gjatë ditëve të fundit. Sot do të ndiheni shumë më të qetë. Do të merrni frymë lirisht dhe do të ndiheni të çliruar. Përpiquni të komunikoni më shumë me njerëzit rreth jush.
Demi
Mos i merrni për bazë konkluzionet që keni nxjerrë për punën për momentin. Ndoshta idetë që mund t’ju japin të tjerët nuk do t’ju pëlqejnë, por rekomandohet t’i merrni për bazë ato. Sa i përket aspektit personal, nuk parashikohen zhvillime të veçanta.
Binjakët
Duket se po ecni përpara sërish. Tashmë që po bëni plane për të ardhmen, mund të merrni në kosnideratë një program arsimor ose të ndërmerrni një udhëtim. Pranojini gjërat ashtu siç ju vijnë dhe shmangni kaosin.
Gaforrja
Do të keni një ditë të mbarë. Do të ndiheni të çliruar nga ditët e kaluara të tensionuara. Është momenti i duhur për tu mbështetur ose këshilluar me një mik/e të ngushtë. Megjithatë, mos e humbni vëmendjen nga disa çështje të tjera të rëndësishme.
Luani
Mos u shqetësoni nëse disa persona ju kanë kthyer shpinën. Jepini forcë vetes pasi ka gjasa që shumë shpejt të zhvilloni një takim apo bisedë mjaft të rëndësishme, çfarë do t’ju bëjë të zbërtheni disa mistere. Nëse angazhoheni seriozisht mund të përmbushni shumë prej atyre që dëshironi.
Virgjëresha
Diçka po lulëzon mes jush. Do të ndiheni të frymëzuar dhe do të keni dëshirë të shprehni idetë tuaja. Do të ishte ide e mirë t’i kushtoni më shumë vëmendje trupit tuaj. Kryeni më shumë aktivitete fizike dhe bëni kujdes me regjimin ushqimor.
Peshorja
E enjtja është një ditë e mbushur me të reja dhe shumë emocione për shenjën tuaj. Vetëm bëni kujdes me pozicionin e Mërkurit, i cili duket pak armiqësor ndaj jush. Sqaroni çdo situatë në mënyrë që mos të keni keqkuptime me të dashurit tuaj.
Akrepi
Ekziston mundësia e një surprize mjaft të këndshme për ju, e cila mund të vijë nga partneri/partnerja juaj ose nga një mik/e e ngushtë. Ekziston mundësia të vlerësoheni për gjithçka keni bërë. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme nën praninë e familjarëve tuaj.
Shigjetari
Do të kaloni një ditë të qetë dhe do të keni mundësi të relaksoheni. Do të komunikoni më shumë se zakonisht dhe do të kaloni më shumë kohë pranë familjes. Keni një intuitë të fortë. Ndiqeni atë pasi do t’ju japë këshilla të mençura.
Bricjapi
Jeta po bëhet shumë serioze gjatë kohëve të fundit. Buzëqeshni dhe dilni jashtë rutinës së përditshme. Bëni shëtitje nën shoqëri të mirë ose bëhuni pjesë e ndonjë aktiviteti me miq, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Ujori
Kthejuni kohëve të fëmijërisë nëse vërtet e dëshironi një gjë të tillë. Kryeni ato aktivitete që ju pëlqejnë më shumë, shkoni në restorantin tuaj të preferuar ose dilni me miqtë. Keni punuar fort për një kohë të gjatë, ndaj e meritoni të argëtoheni.
Peshqit
Ndoshta mund të mos jeni në humorin e duhur, por mos refuzoni një ftesë që mund t’ju vijë për ndonjë klub apo kinema. Ka gjasa që të mos përshtateni që në fillim, por më pas do të argëtoheni paund. Gjithashtu, mund të shndërrohet në prej ditëve më të bukura gjatë këtyre ditëve.