Horoskopi 28 dhjetor 2020
Dashi
Ekziston rreziku për probleme serioze gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjatë një udhëtimi apo vizite, beqarët do të kenë një takim që do iu ngelë në mendje. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.
Demi
Nëse lidhja juaj është e fortë, dita e sotme do kalojë për mrekulli. Do dilni më tepër me partnerin/en dhe do argëtoheni së bashku. Për ata që kanë pasur vështirësi gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet. Bëni kujdes! Beqarët do marrin propozime, por nuk duhet t’u besojnë të gjithëve.
Binjakët
Do të keni shumë komplekse gjatë kësaj dite dhe partneri/ja do e ketë të vështirë t’jua plotësojë dëshirat. Do bënit mirë të ndryshonit sjellje nëse doni të ndiheni mirë. Beqarët do kenë një nga ditët më me fat, gjatë së cilës mund të takojnë personin e zemrës.
Gaforrja
Plutoni do jetë i pozicionuar mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do e kaloni shumë shpejt fazën delikate në të cilën ndodheshit dhe do jeni më të qetë. Beqarët nuk do e dinë as vetë se çfarë duan dhe në këtë mënyrë do qëndrojnë ashtu si janë.
Luani
Do ketë zhvillime pozitive gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që përgatituni edhe për surpriza. Partneri/ja do bëjë gjithçka që ka në dorë në mënyrë që t’ju bëjë të lumtur. Beqarët duhet të maten mirë para se të bëjnë deklarata të forta dashurie.
Virgjëresha
Nëse nuk bëni tolerime dhe nuk hapni rrugë në jetën tuaj në çift, situata mund të ndërlikohet jashtë mase sot. Ndikimi i yjeve nuk do jetë aspak në favorin tuaj. Financat nuk do jenë aspak shqetësuese, megjithatë mirë do jetë të mos luani me zjarrin.
Peshorja
Dita e sotme do jetë e bukur dhe më emocionuese për ata që janë në një lidhje. Do jeni të dy të gatshëm të provoni gjëra të reja dhe të ndërmerrni edhe sakrifica. Beqarët do kenë aventura romantike, mjaft të këndshme, por për fat të keq shumë të shkurtra.
Akrepi
Ditë shumë e qetë dhe pa problemin më të vogël kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni aspak debate, përkundrazi do kuptoheni më së miri. Dielli do jetë planeti që do ndihmojë beqarët ta gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe më në fund të krijojnë një lidhje të qëndrueshme.
Shigjetari
Do keni konflikte të zjarrta gjatë kësaj dite me personin e zemrës dhe do mërziteni shumë. Në fakt të dy keni faj dhe duhet ta pranoni këtë sa më parë. Beqarët do kenë një marrëdhënie të ngrohtë me personat që do ju gjenden afër, por nuk pritet asgjë e re në planin sentimental.
Bricjapi
Do keni shumë ngjarje me rëndësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do të ndiheni mirë në çdo moment. Beqarët do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do i përmirësoni shumë shpejt të ardhurat.
Ujori
Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do ndiheni të lumtur nëse toleroni më tepër. Beqarët do kenë disa takime interesante, por në fokusin e tyre nuk është krijimi i një lidhjeje.
Peshqit
Ditë ideale kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ju plotësohen dëshirat më të zjarrta dhe do ndiheni me fat që keni pranë dikë si partneri/ja juaj. Beqarët do kenë takime, por tekat e shumta do i largojnë menjëherë ata persona.