Horoskopi 27 dhjetor 2020

Dashi

Të dashuruarit do kalojnë një ditë të mbushur me debate. Xhelozia do të dominojë këtë të diel. Beqarët do kenë vetëm mundësi për takime dhe aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Do ju duhet ende të presin për të gjetur personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do jeni me fat.

Demi

Nëse doni që lidhja juaj në çift të shkojë më së miri, duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Provoni gjëra të reja për ta larguar sa më parë rutinën “vrastare”. Beqarët do ndihen mjaft mirë ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi në krah.

Binjakët

Ditë e mbushur me të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos nxitoheni të merrni vendime. Beqarët duhet të qëndrojnë vetëm dhe të reflektojnë për atë që duan në të vërtetë. Mos krijoni një lidhje sa për të kaluar radhën.

Gaforrja

Në jetën tuaj në çift nuk do ketë debate, por as risi nuk priten. Merrini gjërat si t’ju vijnë dhe lëreni veten sa më të lirë. Beqarët do kenë takime pa fund, por asnjeri prej personave nuk do ngjasojë me atë që ata kanë në mendje. Prisni edhe pak për dashurinë e madhe.

Luani

Pritet që kjo ditë të jetë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do jeni më të qartë për atë që doni të bëni në të ardhmen dhe do merrni vendime. Partneri/ja do e respektojë mjaft mendimin tuaj. Beqarët do kenë vetëm dashuri platonike, asgjë më tepër sesa kaq.

Virgjëresha

Më në fund do e gjeni qetësinë dhe ngrohtësinë ju që jeni në një lidhje. Do kujdeseni më tepër për partnerin/en dhe do e surprizoni atë nga momenti në moment. Beqarët edhe pse zakonisht janë tipa seriozë, sot do e lënë veten të lirë dhe do pranojnë çdo lloj ftese vetëm për të kaluar momente unike.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje mund të debatojnë për çështje parash gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të marrin vendime përfundimtare. Kujdes! Beqarët do lëvizin çdo gur që të mundin për ta gjetur personin e përshtatshëm. Mundësitë do të jenë të shumta.

Akrepi

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me ato që do ju thotë partneri/ja dhe do këmbëngulni që të dalë e juaja. Beqarët do jenë mjaft sensualë dhe joshës. Për financat duhet të kujdeseni më tepër.

Shigjetari

Ditë mjaft pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri/ja do kujdeset që ju të ndiheni si mbi re. Beqarët me shumë gjasë do takojnë një person me të cilin shumë shpejt do krijojnë një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Jupiteri do ua mbrojë gjithë kohës të ardhurat.

Bricjapi

Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Mundohuni të flisni hapur me partnerin/en dhe të mos e humbisni për asnjë çast komunikimin. Beqarët do kenë më shumë fat se kurrë ta gjejnë personin që kanë ëndërruar. Mundësitë do jenë të pafundme.

Ujori

Personat që janë në çift do ndihen paksa të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i ngarkuar me punë dhe nuk do kenë kohë të qëndrojë me ta. Mundohuni ta kuptoni sepse edhe juve një ditë mund t’ju ndodhë diçka e tillë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por të pavendosur.

Peshqit

Ata që janë në një lidhje do kenë rivalitet të fortë sot kështu që duhet t’i kushtojnë vëmendje me tepër personin që kanë në krah. Mos lejoni që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart.