Horoskopi 24 shkurt 2021
Dashi
Sot do të jeni shumë modestë. Mund të sakrifikoni kohën, paratë madje dhe ushqimin për të kënaqur të tjerët. Njerëzit do t’ua vlerësojnë këto veprime. Është dikush pranë që dëshiron të jetë i/e dashuri/a juaj. Por ju dëshironi të mbani vetëm një marrëdhënie shoqërore. Është më mirë që ky person ta dijë atë se çfarë mendoni.
Situatat mund të shkojnë deri aty saqë ju do të veproni në mënyrë impulsive. Është koha për të marrë përgjegjësi dhe të luftoni me gjithë shpirt. Dita është perfekte për dashuri. Tregoni vlerësimin për një person special në jetën tuaj duke bërë një gjë të papritur. Do të shikoni se edhe dita ka për t’u bërë e veçantë.
Binjakët
Horizonte të reja po hapen për ju. Një talent që gjithnjë e keni konsideruar si hobi mund të kthehet në diçka nga e cila përfitoni. Priten zhvillime në çdo drejtim. Do të përfitoni një moment të rrallë kënaqësie në jetën tuaj.
Gaforrja
Dita do të jetë me plot situata. Rrethanat do të bëjnë që të përballeni me një situatë në të shkuarën që keni dashur ta evitoni. Keni nevojë të përshtasni një vështrim tolerant mbi gjërat nëse doni të përballeni me këtë situatë të së shkuarës. Megjithatë nga ky ballafaqim mund të lindin mundësi të reja. Përfundimi do të jetë rezultat pozitiv.
Luani
Keni vendosur standarde të larta për veten dhe kjo do ju bëjë të punoni shumë për ta arritur. Do të jetë e vështirë për të arritur qëllimin dhe kjo mund të çojë deri në pikën ku të ndiheni pak të zhgënjyer. Keni nevojë të kuptoni se çfarë kapacitetesh keni përpara se të vendosni qëllimet. Nuk është koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Duhet të hidhni një vështrim pragmatik situatës ku jeni, sidomos asaj ekonomike. Shpenzimet mund të shkaktojnë presion të panevojshëm mbi pasurinë e familjes. Sot do të merrni një këshillë të vlefshme nga partneri.
Peshorja
Do të keni mangësi resursesh në punë, çka do ju ndalojë së shkëmbyeri idetë që keni. Mos u stresoni sepse do të keni mundësi të shfaqni potencialin në fund të ditës dhe të gjithë do t’ju adhurojnë për këtë.
Akrepi
Sot ka për të qenë një ditë e bukur. Do t’ju vizitojnë miq dhe të afërm. Më e pakta është një mesazh ose telefonatë që mund të vijë prej tyre. Është kohë e mirë për të shfaqur aftësitë tuaja. Besoni në aftësitë që keni, pasi janë mbresëlënëse.
Shigjetari
Do t’i ofroni një këshillë të vyer një personi që ju qëndron afër. Sot i kuptoni të gjithë. Është momenti për t’u lidhur me njerëz nga e kaluara. Është koha për të lënë pas edhe hatërmbetjet apo problemet e së shkuarës.
Bricjapi
Jeni shumë energjikë sot. Telefononi miqtë dhe festoni. Por kujdes sepse një rrezik iu kanoset në të ardhmen. Mos u panikosni, nuk tregon se do të lëndoheni nga një person. Shëndeti mund të komplikohet, prandaj planifikoni ushtrime!
Ujori
Një energji e re do të fillojë të punojë në jetën tuaj. Do të gjeni balancën mes familjes dhe karrierës. Të gjitha hezitimet do të zhduken dhe veprimet janë të shënuara nga një nivel i lartë vetëbesimi.
Peshqit
Shikoni shumë konfuzion. Por kjo ka të bëjë vetëm me sipërfaqen. Sapo të shikoni më thellë, do të kuptoni dhe arsyen. Merrni kohën e duhur. Ndryshimi është i paevitueshëm dhe ka mundësinë që t’ju ndryshojë të ardhmen. Një lidhje e re dhe premtuese do të lindë për ata që janë beqarë.