Horoskopi 23 nëntor 2020

Dashi
Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e hënë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e mëparshme. Duhet të mundoheni të bëni qartësi në zemrën tuaj dhe mos u fiksoni pas gjërave të kota. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur.

Demi
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Venusit. Ju pret një periudhë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.

Binjakët
Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje lidhur me disa vështirësi në fushën profesionale, duke lënë pas shpine disa situata të së kaluarës, të cilat janë të pamundura për tu zgjidhur.

Gaforrja
Gjatë kësaj dite streha e dashurisë dhe raportet me të tjerët do ju shqetësojnë dhe do t’ju bëjnë të reflektoni mbi shumë probleme. Parashikohet që të gjeni një zgjidhje të frytshme, lidhur me një situatë të vështirë që keni kaluar. Mos u bëni merak, çdo gjë do shkojë drejt normalitetit.

Luani
Kjo e hënë nuk do të jetë në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Yjet dhe zodiaku ju thonë se do të keni probleme shëndetësore. Po ashtu do të haseni me vështirësi edhe në familje dhe në punë. Këshillohet që të bëni një meditim të gjatë.

Virgjëresha
Kjo është një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Do të jetë një fillim jave mjaft pozitiv sa i takon sferës profesionale, ku do të merrni disa konfirmime mjaft të rëndësishme. Në aspektin profesional, do të shkëlqeni nga idetë inovative.

Peshorja
Do të ndjeni nevojë të madhe për tu përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve të rëndësishme në sferën profesionale. Duhet të përpiqeni të rigjeni qetësinë edhe nga pikëpamja sentimentale dhe familjare dhe shumë shpejt do ja dilni.

Akrepi
Sot yjet do të kenë një ndikim mjaft pozitiv. Pas disa ditësh vërtetë të rënda, do të arrini që të rigjeni entuziazmin dhe dëshirën për të dashuruar. Pikërisht sa i takon dashurisë, ka ardhur momenti që të ktheni faqe dhe të lini pas krahëve historitë e përfunduara.

Shigjetari
Kjo do të jetë një ditë aspak nën ritmin e duhur. Madje do të përjetoni një gjendje tensioni dhe acarimi, ndoshta për shkak të përgjigjeve që prisni, por që vonojnë të vijnë. Raportet ndërpersonale parashikohen mjaft të komplikuara. Relaksohuni pak dhe rifilloni sërish.

Bricjapi
Dita e parë e javës do të jetë mjaft interesante sa i takon mundësive profesionale. Do të merrni më shumë konfirmime dhe suksese, lidhur me lidhje dhe projekte që ju interesojnë, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave, sot nuk është dita e duhur për të marrë vendime.

Ujori
Edhe pse kjo është një javë mjaft pozitive, dita e parë nuk do të jetë aspak e favorshme, sidomos sa i takon financave. Mundohuni që të shtrëngoni dorën dhe të mos bëni shpenzime të kota. Dashuria do të jetë në ekuilibër, por duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi.

Peshqit
Ndikimi tranzit i Hënës, do të jetë një element force për të lindurit e kësaj shenje. Kjo e hënë parashikon një ndikim mjaft të favorshëm të yjeve në sferën profesionale, pavarësisht një situate familjare dhe sentimentale të komplikuar që keni kaluar së fundmi.