Horoskopi 2 mars 2021
Dashi
Sa i përket dashurisë dhe romancës ndodhet diçka shumë praktike. Yjet do t’ju ndihmojnë që të rriteni në marrëdhënien në çift dhe si të arrini drejt progresit për qëllime të caktuara. Pa dyshim, keni shumë vullnet që të ndihmoni personin që dashuroni.
Të dashuruarit do të kenë shumë biseda me partnerin. Do ta keni të vështirë që të përqendroheni në gjëra praktike. Nëse sapo keni rënë në dashuri, do ta keni të vështirë që të qëndroni me këmbë në tokë. Keni nevojë që të gjeni një mënyrë si të lidheni me realitetin.
Binjakët
Partneri është në humor që të përpiqet t’ju bindë që të ndërmerrni disa plane të përbashkëta. Do të jeni të gatshëm ta ndiqni, madje me sy mbyllur. Nëse këto plane përfshijnë të ardhmen tuaj bashkë, atëherë keni nevojë që të konsideroni të gjitha detajet praktike. Yjet ju inspirojnë që të arrini majat.
Gaforrja
Do të keni shumë shpresë dhe frymëzim sot. Nëse keni kërkuar një partner atëherë sot do të gjeni mundësinë të flisni me dikë në mënyrë romantike. Shijojini këto biseda pasi do të jenë kënaqësi më vete. Por mos e angazhoni veten shumë shpejt. Për momentin nuk mendoni qartësisht.
Luani
Nëse jeni nga ata persona që shijoni ëmbëlsinë dhe romancën e vërtetë, atëherë do ta shijoni me të vërtetë këtë ditë. Yjet do të ndikojnë në marrëdhënien tuaj me njerëzit dhe do t’ju sjellë më afër tyre. Nëse keni lënë diçka me një person nuk duhet që të stepeni. Do të qartësoheni më shumë rreth këtij personi.
Virgjëresha
Do t’i futeni një situate të vështirë me partnerin. Nëse keni vërejtur një distancë mes jush kohët e fundit, sot është koha për të zgjidhur çdo gjë. Keni aftësinë që të hyni në zemrën dhe mendjen e partnerit dhe të kuptoni se çfarë nuk shkon.
Peshorja
Me energjinë planetare do ta gjeni lidhjen shumë kërkuese. Kohët e fundit keni njohur më shumë partnerin. Keni kuptuar se keni një të ardhme së bashku dhe jeni të dy entuziastë për ta eksploruar. Tashmë vjen pjesa e vështirë për ta vënë në praktikë të gjithë këtë.
Akrepi
Energjia planetare do t’ju japë një ndjenjë sikur gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Keni kaluar disa vështirësi të mëdha kohët e fundit. Është koha për ta vënë veten në një lidhje serioze dhe të kuptoni sa të fortë jeni.
Shigjetari
Kurdo që ekziston mundësia për të udhëtuar nuk i thoni kurrë jo. Të gjithë meritojnë të bëjnë atë që kanë përzemër gjatë jetës. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të shpenzuar çdo kursim, ndaj bëni kujdes.
Bricjapi
Kjo periudhë mund të ketë qenë vërtetë e lodhshme sa i përket punës, megjithatë kur të merrni shpërblimin financiar, gjithçka do ia ketë vlejtur.
Ujori
Nëse është dikush që është gjithnjë gati për romancë, ai pa dyshim jeni ju. Kjo periudhë do të jetë e mbushur me dashuri, romancë e përkushtim. Bëni kujdes, mos harroni të qëndroni me këmbët në tokë.
Peshqit
Disa thashetheme janë zbavitëse për t’u dëgjuar. Madje shpesh bëhen shkak për të hedhur batuta e ndoshta për të thënë edhe të vërteta. Një gjë e ngjashme do t’ju ndodhë sot.