Horoskopi 2 dhjetor 2020

Dashi
Pasioni në çift do jetë i çmendur gjatë kësaj dite dhe emocionet, të papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit sepse gjëra të tilla nuk përsëriten shpejt. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë më parë.

Demi
Asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do vazhdoni të ruani një komunikim të mirë me partnerin/en dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqarët do kenë takime interesante dhe do ndihen mirë. Në planin financiar nuk do jetë asgjë shumë e thjeshtë.

Binjakët
Ata që janë në një lidhje nuk do ndihen shumë mirë gjatë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri/ja do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Kujdes sepse situata mund të përkeqësohet më shumë sesa mendoni. Beqarët nuk do jenë të favorizuar nga yjet.

Gaforrja
Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do e surprizoni gjatë gjithë kohës personin që keni në krah. Momentet emocionuese do jenë të pafundme. Beqarët nuk duhet të krijojnë një lidhje me personin e parë që do iu dalë përpara sepse mund të bëjnë gabime.

Luani
Zemra juaj do ndihet më së miri sot sepse çdo gjë do shkojë për mrekulli në jetën tuaj në çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë pikat tuaja më të forta. Beqarëve do iu konkretizohen më në fund ëndrrat dhe me shumë gjasë do ndryshojnë shumë shpejt status.

Virgjëresha
Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do i pranoni lehtë disa kritika të partnerit/es dhe ndonjëherë gjithçka mund t’ju duket me tendencë të keqe. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak më tepër durim nëse duan ta gjejnë personin e përshtatshëm.

Peshorja
Priten ndryshime të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do i mendoni më me qetësi ato që do bëni dhe nuk do nxitoheni të merrni vendime. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë personave që do i joshin gjithë kohës sepse mund edhe të zhgënjehen.

Akrepi
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Edhe sytë do iu buzëqeshin në momentet kur të jeni pranë ju dashurit/ës tuaj të zemrës. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të ndihen më së miri.

Shigjetari
Edhe pse nuk do jeni shumë të sigurt për jetën sentimentale, sërish do kaloni një ditë të këndshme me partnerin/en. Përfitoni nga qetësia e të dyve për të folur hapur. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme.

Bricjapi
Komunikimi në çift do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do shihni me më shumë optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri nuk do jetë në lartësinë e duhur.

Ujori
Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk pritet as problemi më i vogël. Përkundrazi mund të merren edhe vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Beqarët do jenë shumë joshës dhe me fat. Përgatituni për ndryshime.

Peshqit
Ditë mjaft e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të shihni me qartësi atë që po ju ndodh dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të pasur takime impresionuese.