Horoskopi 17 dhjetor 2021

Dashi

Hëna sot do t’ju prishë humorin, por nuk ia vlen ta bëni aq tragjike. Ditën e sotme ajo çfarë duhet të bëni është të përqendroheni te interesat tuaja. Ju keni hijeshi dhe aftësi të veçantë për të bërë njerëzit për vete. Në shtëpi këtë të premte do të keni shumë tension, gjithashtu nuk do të jeni në gjendje të merrni disa vendime kyçe për jetën tuaj. Pranoni atë çfarë ju kërkon partneri pa bërë shumë diskutime.

Demi

Ju do të kënaqeni me fjalët e mençura dhe të përzgjedhura aq me kujdes të një personi shumë të veçantë për ju. Problemet me paratë do të zgjidhen pak më vonë, tani për tani përpiquni të mos shihni një situatë aq keq pasi së shpejti do të zgjidhet. Në çift lumturia vazhdon, pavarësisht vështirësive dhe keqkuptimeve të së kaluarës, ju dhe partneri vazhdoni të jetoni brenda asaj guackës tuaj të lumturisë.

Binjakët

Për shumë prej jush kjo e premte do të jetë mjaft e zënë. Kur bëhet fjalë për para, mendohuni mirë para se të veproni! Ju ditën e sotme do të jeni në gjendje të thoni dhe të bëni atë që ju nevojitet në kohën e duhur. Nëse keni ndonjë problem mos prisni nga të tjerët që t’ju ndihmojnë, por bëhuni të zotët e vetes dhe nxireni veten nga ajo situatë që do të futeni.

Gaforrja

Përfitoni nga situata favorizuese ditën e sotme për të marrë një udhëtim dhe të zbuloni ato pjesë që ju mungojnë nga karakteri juaj. Mbajini këmbët në tokë dhe ndaloni ambiciet e tepëruara. Shmangni rrugët e gabuara dhe nëse mbeteni ndonjë qoshe pa kthim kërkoni ndihmën e partnerit tuaj.

Luani

Me Uranin dhe Mërkurin që ju pengojnë, ju nuk do të gjeni forcën për të ndryshuar rrjedhën e ditës. Një takim i papritur do të zgjojë te ju një mijë emocione dhe fantazi pasionante. Në punë do të hasni disa probleme por mos u shqetësoni dhe merrini me sportivitet.

Virgjëresha

Butësi dhe dashuri në familje. Në radhë të parë në zemrën tuaj janë fëmijët, me ta nuk keni vështirësi të shprehni ndjenjat. Sqarohuni me partnerin dhe diskutojini çështjet tuaja me kujdes që mos ju dalin probleme më vonë. Ju duhet të gjeni një mënyrë për të rimbushur bateritë tuaja në mënyrë që të arrini një qëllim shumë të rëndësishëm. Një person shumë i afër me ju do t’ju japë këshillat e duhura.

Peshorja

Disa tensione, jo me partnerin por me familjen e tij, të cilët nuk pranojnë disa nga zgjedhjet tuaja do t’ju shqetësojnë pa masë. Problemet e gjeneruara nga një javë pune stresuese ju ndjekin edhe sot, duke ju vendosur në një humor të keq. Mos abuzoni me kafenë pasi dëmton lëkurën dhe dhëmbët. Nëse keni nevojë për energji shkoni në palestër që të tonifikoni trupin dhe sistemin nervor.

Akrepi

Antenat tuaja do të marrin vibrimet e thella dhe do të kuptoni çdo padrejtësi që po i’u bëhet. Intuita që keni është pika juaj e fortë e cila do t’ju ndihmojë të dilni nga shumë situata të sikletshme këtë të shtunë. Gëzim, qetësi, emocione të forta në marrëdhëniet emocionale.

Shigjetari

Lajme të mira në fushën emocionale po vijnë për ju. Diçka po ndodh dhe gjithçka po lëviz në drejtimin e duhur pas një periudhe krize. E gjithë kjo është merita e Hënës në Gaforre e cila krijon një atmosferë më joshëse. Përfitoni nga ajo si për të zgjidhur një pyetje ashtu edhe për t’u rilidhur me partnerin tuaj dhe për të rizbuluar ndjesitë e takimeve të para.

Bricjapi

Përqendrohuni në marrëdhënien tuaj. Partneri juaj vepron si një pasqyrë për ju, duke nxjerrë në pah anët e ndritshme dhe hijet e karakterit tuaj! Ktheni favorin pa iluzione ose pritje të kota, pasi duke e bërë marrëdhënien tuaj të funksionojë do të jetë shumë më e lehtë.

Ujori

Edhe nëse angazhimet gjatë ditës do të rriten dhe vështirësohen, ju do të jeni në gjendje të përballoni çdo situatë me entuziazëm dhe shkathtësi. Një aperitiv me miqtë tuaj në qendër të qytetit do t’ju ndihmojë të hiqni mendjen nga disa situata të vështira. Beqare? Cupid do të të trokasë në derë.

Peshqit

Miqësia dhe dashuria, do të jenë kryesore ditën e sotme. Me Hënën në yje dhe Binjakët në shenjën tuaj, ju do të keni një kohë të shkëlqyeshme. Ndiheni me fat dhe i fortë në prani të miqve dhe bashkëpunëtorëve. Do të jeni mjaft e përkëdhelur nga partneri. Një festë me miqtë do t’ju lejojë të takoni njerëz të mirë dhe të ndërtoni marrëdhënie.