Horoskopi 13 nëntor 2020

Dashi

Marsi do ju bëjë edhe më aktive sot dhe të gatshëm për të bërë gjëra interesante. Nëse keni një lidhje do mundoheni t’i mbani larg mosmarrëveshjet dhe do i jepni prioritet komunikimit. Në mbrëmje, ambienti do ngrohet akoma më shumë.

Demi

Kushtojuni më tepër rëndësi personave të dashur gjatë kësaj dite sepse vetëm ata mund t’ua përmirësojnë jetën. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit e keni lënë shumë pas dore partnerin, sot duhet të bëni të pamundurën që te përkujdeseni më tepër për të. Nëse e neglizhoni akoma atë, mes jush do thellohet hendeku.

Binjakët

Hëna do ju bëjë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe ju do jeni të gatshëm të bëni gjithçka për ta përmirësuar jetën. Nëse jeni në një lidhje, disa çaste romantike dhe një darke me qirinj do ju bëjë shumë mirë. Keni për të përjetuar emocione të fuqishme dhe do e kuptoni më mirë se partneri është i duhuri për të kaluar gjithë jetën.

Gaforrja

Nuk do ndiheni shumë të lumtur gjatë kësaj dite dhe një pjesë të fajit e keni vetë. Nëse keni një lidhje dhe nuhasni se marrëdhënia me partnerin ka filluar të ftohet disi, bëni të pamundurën që të riorganizoni gjithçka e të merrni masa. Po filluan problemet më të mëdha, zor se mund të riktheheni më mbrapa në kohë.

Luani

Dita e sotme nuk ka për të qenë ashtu si e keni pritur dhe në disa momente problemet do jenë serioze. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë delikate. Mund të keni edhe konflikte të vogla me partnerin dhe do ndiheni vërtet keq në disa momente. Ju beqarët do ndodheni përpara zgjedhjesh të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Këshillave të miqve duhet t’ua vini veshin më shumë. Në

Virgjëresha

Nuk do ndiheni të stresuar si më parë gjatë kësaj dite, përkundrazi do jeni më optimistë. Për ju të dashuruarit, jo vetëm që nuk do ketë probleme, por marrëdhënia me partnerin do jetë edhe më e animuar dhe emocionuese. Për ju beqarët, mundësitë për takime do jenë disa. Ju duhet të shfrytëzoni gjithsecilën për të tërhequr pas vetes personin më të përshtatshëm.

Peshorja

Me qetësi, komunikim dhe durim sot dot kaloni çdo lloj vështirësie. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do përmirësohet edhe më shumë. Do jeni më të logjikshëm dhe më të matur të dyja palët e nga ana tjetër do hapni rrugë më tepër. Ju beqarët do keni mundësi reale për të filluar një lidhje, por do jeni në mëdyshje ndërmjet zgjedhjes se një personi romantik e te qetë dhe një pasionanti e të vrullshëm.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do doni të keni përherë të drejtë dhe kjo mund t’iu hapë disa probleme të vogla. Nën ndikimin e madh të Venusit, për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë e begate. Do jeni më të afërt me atë që keni në krah dhe gjithçka mes jush do ecë mirë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara për të cilat do vuani shumë më vonë.

Shigjetari

Neptuni do sjellë qetësi absolute në jetën tuaj. Nuk do ndodhin as probleme, por as ndonjë gjë shumë e bukur. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë rutinë. Vërtet nuk do keni debate me partnerin, por nuk do përjetoni dot as emocionet e forta që keni ëndërruar gjithmonë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni të vetmuar.

Bricjapi

Mërkuri do ua bëjë ditën të bukur sot dhe nuk keni për të pasur probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e kënaqshme. Do kaloni edhe momente romantike me partnerin dhe zemra do ju rrahë më fort. Nëse jeni beqarë, edhe sikur të doni, nuk do i rezistoni dot shigjetës së Kupidit. Jeta për ju do ndryshojë për mirë përgjithmonë.

Ujori

Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë dëshirë të dilni dhe do shkëputeni nga të gjithë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk ka për të qenë shumë e mirë. Kujdes me çdo fjalë që do thoni sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit në çdo moment dhe mund te vijë shpejt ndarja. Nëse jeni beqarë më mirë të mos nxitoheni dhe të prisni ende kohë para se të bëni ndryshime në jetën tuaj.

Peshqit

Gjatë kësaj dite gjërat kanë për të qenë shumë të bukura dhe ju do ndiheni të gëzuar. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e këndshme. Do jeni të hapur dhe do flisni për çdo gjë me atë që keni në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do lihen mbrapa krahëve. Ju beqarët nuk do i keni mendimet shumë të qarta dhe nuk do dini çfarë zgjedhjesh të bëni.