Horoskopi 12 tetor 2021
Dashi
Kënaqësitë që po ju sjell aktiviteti juaj profesional nuk duhet të heqë shumë energji nga marrëdhëniet e dashurisë ose miqësisë. Në dashuri, mendimi nuk është gjithmonë i mjaftueshëm, pasi duhen edhe fakte. Kujdesuni për partnerin tuaj duke i bërë një dhuratë, surprizë ose duke e ftuar për një mbrëmje romantike.
Demi
Ditën e sotme do merrni disa ftesa për dashuri, miqësi dhe përmbushje personale. Yjet do ju ndihmojnë të përjetoni emocione të bukura dhe të ndieni kënaqësi në çdo gjë që bëni. Askush nuk mund t’ju ndalojë të përfundoni projektet që keni nisur, veçanërisht nëse ato janë projekte sentimentale. Miqtë e vjetër mund t’ju befasojnë. Planifikoni një takim me ta.
Binjakët
Të gjitha yjet janë në anën tuaj. Ditët dhe netët do jenë shumë të lumtura për të gjithë ju. Beqarët do të kenë njohje të reja, ndërsa ata në çift do jenë në gjendje të rizbulojnë emocione të papritura që mendonin se i kishin harruar. Do jetë një ditë e shkëlqyer, ndaj përfitoni! Në punë, një epror që ju vlerëson mund t’ju besojë një projekt veçanërisht interesant. Mos refuzoni sepse yjet do ju mbështesin.
Gaforrja
Ju mund të bëheni një pre e lehtë që bie në grackën e ëmbël të njohurive intriguese. Ata që janë në një lidhje mund të shijojnë një moment pasioni unik, veçanërisht nëse partneri është Peshqit, Bricjapi ose një Gaforre si ju. Si në punë ashtu edhe në shkollë, ju dini si t’i jepni vlerën e duhur angazhimit tuaj.
Luani
Ka nga ata që tashmë kanë filluar angazhimet shkollore dhe ka nga ata që do t’i rifillojnë ato së shpejti. Viti i ri fillon me mbrojtjen e yjeve. Në punë, ju presin përgjegjësi të reja dhe rezultatet do të jenë gjithmonë pozitive. Ju jeni energjikë dhe dinamikë, prandaj mos hezitoni, veproni me arsyet e duhura.
Virgjëresha
Një ditë e lumtur, me Merkurin dhe Saturnin në një marrëveshje të shkëlqyer, stimulojnë mendjen tuaj. Ekziston një dëshirë e fortë për të bërë njohje të reja, është e natyrshme të gjeni veten të qetë midis njerëzve. Në punë është e lehtë për ju të shkëmbeni ide, të krijoni bashkëpunime konkrete. Sigurohuni që të zhvilloni pjesëmarrje, të përmirësoni aftësinë për të shprehur ndjenjat: ata që ju duan do të jenë të lumtur.
Peshorja
Nëse duhet të shkelni disa rregulla për të bërë karrierë ose për të përmirësuar imazhin tuaj profesional, mos u dorëzoni. Veproni sipas instikteve tuaja dhe bëni atë që ndjeni, pa bërë shumë pyetje. Nëse i keni bërë mirë detyrat e shtëpisë, lëvdoni sukseset tuaja dhe kërkojini shefit tuaj një ngritje në detyrë. Ai nuk do të jetë në gjendje të të thotë jo. Por kini kujdes që të mos tërhiqeni plotësisht nga sektori praktik, duke lënë të pambuluara fusha të tjera të jetës, siç është dashuria, e cila gjithmonë kërkon vëmendje.
Akrepi
Yjet po shkëlqejnë për ju sot, duke ushqyer gëzimin e të jetuarit, mirësinë, hijeshinë, ndjeshmërinë dhe krijimtarinë në të gjitha format e tyre, të gjitha të përziera mirë me një fuqi të lartë joshëse që garanton sukses dhe lumturi për ata që tashmë e kanë një partner. Përfitoni nga kjo e martë e shkëlqyer për të bërë një takim apo një projekt sentimental.
Shigjetari
Para se të merrni ndonjë vendim, peshoni të mirat dhe të këqijat. Nëse nuk jeni një Shigjetar i mirëorganizuar, mund të këshilloheni nga dikush që ka shumë për t’ju mësuar në lidhje me programet dhe llogaritjet. Në çdo kontekst ekzistencial gjithmonë kërkohet një dozë e mirë përqendrimi. Mos u tregoni shumë impulsiv ose shumë të drejtpërdrejtë në shprehjen e bindjeve tuaja.
Bricjapi
Intelekti i stimuluar siç duhet është konfirmimi i kënaqësisë së plotë në aktivitetet që kryeni dhe ju lejon të zbatoni çdo zgjedhje praktike pa bërë gabime. Gjeni lëvizjet e duhura dhe ecni para, por jo me një shpejtësi të madhe. Energji të mira edhe në sektorin sentimental. Ju dini të shprehni ndjenjat tuaja shumë mirë ndaj partnerëve, miqve dhe familjes me fjalë dhe veprime.
Ujori
Favorizohet sektori praktik profesional. Fortësia dhe mprehtësia ju lejojnë të dalloheni dhe të merrni çmimet e duhura profesionale dhe ekonomike. Parashikime të mira për financat: fitime dhe arritje të favorshme për ata që dinë të manovrojnë para.
Peshqit
Ka favore astrale që ia vlen të përmenden edhe sot. Ju mund të flini të qetë dhe kur të zgjoheni do të ndjeni dëshirën për të kënaqur kuriozitetin tuaj, të keni një dozë të mirë imagjinate për të krijuar marrëdhënie dhe për të gjetur zgjidhje praktike. Udhëtimi drejt lumturisë dhe përmbushja e dëshirave tuaja, madje edhe ato më të paarritshmet, hasin disa pengesa në këtë periudhë.