Horoskopi 10 nëntor 2020
Dashi
Parashikohet një situatë premtuese, edhe pse ka shumë gjëra që doni që t’i kapërceni. Nëse dikush do jua harxhojë kohën kot, mund të acaroheni. Jeni shumë të besueshëm në këtë periudhë, si në dashuri, edhe në miqësi.
Duhet ta njihni më mirë një person që e doni vërtetë, në mënyrë që të guxoni më shumë. Në punë disa situata mund të ndikojnë pozitivisht, por ka shumë gjëra që duhen bërë. Bëni mirë që të mos bini pre e dembelizmit.
Binjakët
Kjo javë kërkon që të merreni me atë që keni përzemër. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj qysh nga data 13 dhe kjo gjë do të bëjë që të jeni të karikuar me energji. Tashmë do të keni më shumë mundësi që t’i kushtoni më shumë rëndësi dashurisë, edhe pse një gjë e tillë mund të duket e çuditshme.
Gaforrja
Kjo e martë do të jetë mjaft e favorshme, për të bërë paqe me veten. Është e kotë që të qëndroni në hije, pasi ky moment është me fat dhe do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Do të ndjeni vetëm disa momente lodhjeje, të cilat duhet t’i mbani parasysh. Mos bini pre e emocioneve.
Luani
Kjo ditë nuk do të jetë shumë e këndshme, pasi nuk do i toleroni gjërat që nuk ecin. Do ju duhet të përballeni me një njeri shumë agresiv, ndaj këshillohet që të tregoheni të matur. Brenda muajit dhjetor do të vijnë surpriza të bukura.
Virgjëresha
Ju pret një ditë pozitive sa i takon punës, por më pak sa i takon ndjenjave. Dyshimet mund të dominojnë në sferën sentimentale. Është një periudhë gjatë së cilës nuk besoni shumë ndaj premtimeve që ju bëhen. Edhe në dashuri nuk do të jeni tolerantë.
Peshorja
Të harruarit është mënyra e vetme për të vazhduar në mënyrë pozitive rrugën që ju tregon zemra. Do të keni mundësi që të takoni një person që ju intereson ose do të merrni një mesazh që do ju ngrohë zemrën. Nëse ka një histori që nuk fonksionon më, reflektoni rreth saj. Horoskopi do të jetë interesant sa i takon punës.
Akrepi
Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj, çka do të bëjë që të jeni nervozë. Nëse ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, bëni mirë që t’i shtyni për në një moment të dytë. Bëni kujdes me zënkat me personat e gabuar, sidomos me njerëz që mund të kenë rëndësi për ju.
Shigjetari
Fati do të jetë në anën e çështjeve të punës, ku yjet ju mbështesin. Në dashuri mundohuni që të mos jeni të paduruar, pasi çdo gjë do të zgjidhet. Situata me të afërmit do të jetë më pak e mirë, ndaj mundohuni që të përshtateni dhe të mos debatoni.
Bricjapi
Hëna do të ketë ndikim pozitiv, kështu që ekziston mundësia që të nxirrni në pah idetë tuaja. Sa i takon ndjenjave, do të ndiheni në sintoni me personat që keni pranë. Dëshira për t’ushfaqur në nivelin maksimal do të domnojë. Brenda fundit të muajit, do të zgjidhen probleme të rëndësishme.
Ujori
Do të keni mundësi që të jetoni në mënyrë intensive një histori dashurie. Duhet të analizoni me kujdes nevojat tuaja, në mënyrë që të dini se çfarë duhet të bëni. Në punë bëni mirë që të përfitoni nga kjo periudhë e favorshme, për të çuar përpara zgjedhje premtuese.
Peshqit
Jeni shumë më të ëmbël dhe pozitivë në raport me të tjerët. Për disa mund të jeni tronditës dhe të paharrueshëm. Bëni mirë që ta planifikoni sa më mirë ditën me personin që ju pëlqen më shumë. Tundime të reja janë në horizont. Në familje situata do të jetë më pak e mirë, ku do të ketë probleme dhe do ju duhet të ndihmoni një person të afërt.