Horoskopi 10 maj 2021
Dashi
Mundohuni që të mos nervozoheni, pasi do të jeni shumë të acaruar. Përpiquni që të ruani qetësinë, pasi Hëna mund të shtojë tensionet në dashuri. Në punë, mos merrni vendime të nxituara.
Demi
Nëse ju intereson diçka, përvishni mëngët sa më parë. Ndërsa nëse një situatë nuk ju intereson më, bëni mirë që ta mbyllni dhe të mos humbni kohë. Në punë ka situata interesante, të cilat duhen marrë në konsideratë.
Binjakët
Kjo nuk është dita e duhur për t’u përballur me probleme të pazgjidhshme në dashuri. Nëse duhet të sqaroni diçka, bëni mirë që të prisni dhe pak. Këshillohet që të merreni vetëm ne gjërat më të domosdoshme. Edhe në punë, nuk duhet të bëni zgjedhje të guximshme, por më mirë prisni.
Gaforrja
Mund të ketë ndonjë situatë e cila kërkon që të trajtohet me kujdes maksimal. Në dashuri, ka ardhur momenti që të përkushtoheni më shumë. Ndërsa në punë janë mjaft të favorizuara bashkëpunimet, kështu që mundohuni të organizoheni më mirë.
Luani
Në dashuri do të ketë një nervozizëm i cili do të ndihet kudo. Mundohuni që të bëni durim, pasi gjatë fundjavës Hëna dhe Venusi, premtojnë diçka më shumë. Në punë, mundohuni që të mos lodheni shumë.
Virgjëresha
Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm në dashuri dhe në punë. Megjithatë mos u shqetësoni pasi rikuperimi do të vonojë. Mundohuni gjithashtu që ta mbani nën kontroll situatën, sidomos në sferën profesionale dhe shtyjini për më vonë vendimet.
Peshorja
Sa i takon dashurisë, Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe mund të shkaktojë ndonjë nervozizëm, humor të keq apo të papritura. Mund të lodheni nga një situatë konfliktuale. Në punë, mund të përballeni me një situatë mjaft të frytshme.
Akrepi
Dashuria në këtë periudhë nuk do të jetë në maksimumin e saj. Kush është vetëm mund të bëjë takime të frytshme në ditët në vijim. Në punë mund të vijnë përgjigje pozitive në sajë të ndikimit pozitiv të Marsit.
Shigjetari
Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, por bëni kujdes nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive, pasi rrezikoni që të zbuloheni. Nëse duhet të bëni diçka, bëjeni sa më parë pasi ditët në vijim do të jenë të ngarkuara me nervozizëm. Kjo gjë vlen edhe për punën, ku bëni mirë që të mbyllni debatet apo takimet e mundshme.
Bricjapi
Kjo e hënë do të jetë mjaft e favorshme për takimet e dashurisë dhe për riafrimet, ndaj nëse doni të pajtoheni, provojeni sa më parë. Në punë, janë mjaft të favorizuar ata që kanë punë krijuese dhe marrëdhënie me publikun.
Ujori
Dita mund të jetë mjaft pozitive dhe me rekuperime të ndjeshme në dashuri. Do të ndiheni më të sigurt në vete dhe do të kaloni një fazë kritike që keni përjetuar së fundmi. Ndërsa sa i takon punës nëse ka një fazë kritike, mund të arrini që të gjeni një zgjidhje për një problem.
Peshqit
Gjatë kësaj dite dashuria është mjaft e favorizuar në sajë të ndikimit të Hënës. Do të jeni më optimistë dhe kjo gjë do ju ndihmojë dhe në punë do arrini që të manaxhoni më mirë problemet me të cilat do të përballeni. Do arrini që të gjeni zgjidhje të rëndësishme.