Horoskopi 10 gusht 2021
Dashi
Ditë me shumë aksion do jetë kjo e sotmja për ju kështu që përfitoni sa më shumë. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa të mundeni çdo moment për t’ia shprehur edhe më tepër ndjenjat partnerit tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme.
Demi
Jupiteri do sjellë më shumë fat gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të jeni shprehës e diplomatë të vërtetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike. Çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për të ecur edhe më mirë nga sa ju mendonit.
Binjakët
Gjatë kësaj dite Marsi do ua bëjë gjërat më të lehta. Do keni durim dhe guxim për të vepruar. Ju të dashuruarit do jeni gati të bëni edhe sakrifica ekstreme vetëm për të sjellë harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj.
Gaforrja
Sot planetet do ua ndërlikojnë gjithçka. Asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do debatoni edhe për disa çështje të së shkuarës. Ju beqarët nuk do arrini të joshni këdo që do pëlqeni, por nuk do kaloni aspak një ditë të keqe. Miqtë dhe të afërmit do iu mbajnë pranë. Në punë do dini t’i bëni gjërat shpejt dhe nuk do mendoni për pasojat nesër.
Luani
Venusi do ua bëjë ditën më pasionantë sot. Do kujdeseni për çdo detaj dhe atmosfera do fillojë të ngrohet tej mase. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë më i kuptueshëm me ju dhe do ju tolerojë për shumë gjëra. Falë sjelljes së tij marrëdhënia në çift do përmirësohet.
Virgjëresha
Jo çdo gjë është ashtu si duket me shikim të parë dhe këtë do e vërtetoni sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mund të ndiheni edhe keq nga mënyra sesi kanë rrjedhur gjërat dhe do mbylleni në vetvete.
Peshorja
Edhe pse do e nisni me frikë ditën e sotme, asgjë e keqe nuk ka për t’ju ndodhur, përkundrazi mund të përjetoni edhe emocione të forta. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të mbushur me çaste të lumtura dhe do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Partneri do tregohet aq i përkujdesur për ju sa do të habiteni.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do keni ide shumë të sakta për atë çfarë doni të bëni në vazhdim. Vendosmëria do ju bëjë të arrini edhe më shumë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës qëndrueshmëria. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të bukur.
Shigjetari
Gjatë kësaj të marte do preferoni të flisni me të vërteta dhe do tregoni atë që ndieni e mendoni. Ju të dashuruarit do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mundet të bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Toleranca dhe mirësjellja e partnerit do të jetë maksimale.
Bricjapi
Pesimizmi do ju pushtojë sot dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Për ju të dashuruarit pritët të vijë një ditë goxha e vështirë. Në shumë momente do gjendeni para sfidave tejet të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni.
Ujori
Nuk do angazhoheni me asgjë gjatë kësaj dite dhe shumicën e kohës do jeni të ngrysur. Ju të dashuruarit do mbylleni në vetvete dhe nuk do doni as të flisni me partnerin. Kjo mund ta përkeqësojë disi marrëdhënien mes jush pasi partneri nuk do dijë çfarë të mendojë.
Peshqit
Do mbështetni gjithë kohës te Venusi sot për të qenë më joshës dhe të dashur, por në fakt gjërat nuk do ju ecin shumë mirë. Për ju të dashuruarit, ka mundësi që dita e sotme të jetë e paqëndrueshme. Herë pas here mund të përjetoni edhe çaste tensioni dhe nuk do dini çfarë të bëni.