Horoskopi 1 dhjetor 2021

Dashi

Mos mendoni se i keni të gjitha përgjigjet dhe të dilni në përfundime pa konsideruar të gjitha opsionet. Duhet të jeni të vetëdijshëm për pasionet në të cilat e përkushtoni kohën. Njerëzit që ju irritojnë, mund të jenë shumë ndryshe nëse nuk denjoni t’u jepni pak më shumë mundësi.

Demi

Qetësisht, hiqni dorë nga diçka nëse nuk ju ecën siç duhet me miq të kësaj shenje. Mos fusni hundët në punët e të tjerëve edhe nëse mendoni se keni zgjidhjen për çështjet e tyre. Njerëzit kanë opinione shumë të forta në lidhje me çështjet personale dhe më e mira do të ishte të kujdeseshit për veten.

Binjakët

Mund të jeni ngatërruar në një rrjetë gjigante dramash, sidomos për shkak të ngjarjeve të ndodhura së fundmi. Kështu që mendja do ju punojë në mënyrë të mbingarkuar që t’i zgjidhni këto probleme. Por në realitet, po nuk do të shqetësoheni për asgjë. Sot do përballeni me realitetin e të menduarit më shumë seç duhet.

Gaforrja

Mund të ndiheni shumë të padëshiruar sot. Duket sikur ka diçka shumë të vrazhdë në lidhje me sjelljet e njerëzve ndaj jush. Mos e lini diçka të tillë t’ju ndalojë apo t’ju irritojë. Mos u angazhoni në analiza apo kërkim arsyesh për këto sjellje.

Luani

Mbani shënim çdo gjë që ndodh sot, miq të kësaj shenje. Do gjeni detaje, që sado të vogla, përbëjnë diferencën. Mos hezitoni të ndiqni intuitën nëse ndieni se diçka nuk është siç duhet. Fokusohuni dhe ruhuni pasi papritur mund t’ju dalin në pah çështje emocionale dhe t’ju ngatërrojnë mendimet. Besojini vetes, pavarësisht se çfarë ndodh përreth jush.

Virgjëresha

Mund t’ju duket sikur jeni duarlidhur dhe nuk keni më opsione sot. Mos u brengosni për situata që mund t’ju ngjajnë të pakapërcyeshme. Mendojeni veten si një magjistar që kalon çdo pengesë dhe thyen çdo zinxhir. Ky as nën mëngë do ju ndihmojë të kaloni çdo situatë.

Peshorja

Është koha perfekte të merreni me një çështje të lënë pas dore prej shumë kohësh. Njerëzit do humbasin besimin që kanë tek ju nëse nuk ndani mendjen. Çfarë nuk mund të kuptojnë ata është që po mbingarkoni veten në procesimin e informacionit. Tani mund të shprehni lirshëm çfarë zbuluat.

Akrepi

Sot është një nga ato ditë ku ju do të ndani një lajm të gëzueshëm me miqtë dhe të afërmit. Keni marrë një dërgesë apo një informacion të rëndësishëm dhe mezi prisni. Por kujdes me kë keni vërdallë, pasi mund të ketë qëllime të këqija.

Shigjetari

Dëshira për të folur mund t’ju shkaktojë telashe. Mund të hezitoni ta ndani me të tjerët nga frika e dyshimit. Çfarë duhet të kuptoni është se po fshiheni pas kësaj. Ndani mendimet tuaja me të tjerët dhe do mahniteni nga sasia e ideve që ju vijnë në kokë.

Bricjapi

Do ketë tension të lartë mes jush dhe dikujt më të madh në moshë sot. Mbase ky lloj mentaliteti “prindi di më mirë” ju irriton. Qetësohuni! Ky person nuk po ju kritikon apo gjykon, por thjesht ju këshillon. Përpiquni të kuptoni se cila këshillë është më e vlefshmja për ju.

Ujori

Një ndjenjë qetësie do ju karakterizojë sot. Kjo do ju japë hapësirën për të qenë të sigurt, pasi do ju mbrojë një forcë e madhe mbi ju. Me këtë, do të kujtoni se për sa kohë të qëndroni në kuadër të strukturave, çdo gjë do të jetë mirë. Kjo ndjenjë familjariteti do t’ju ndihmojë të “lundroni” nëpër skutat e shpirtit dhe ndjenjave tuaja.

Peshqit

Sot do të ndiheni si në një labirint me mure të larta, korridoret të gjata dhe me cepa. Rrugëdalje ka, por ju ende nuk e keni ndjesinë sikur jeni në drejtimin e duhur. Në vend që të silleni vërdallë kot, mund të kërkoni për ndihmë. Shumë njerëz do gjenden pranë.