Horoskopi 1 dhjetor 2020

Dashi
Kjo ditë do jetë pozitive për të dashuruarit. Do i arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes dhe do ndiheni krenarë. Pasdite përgatituni për ndonjë surprizë nga partneri. Në planin financiar do e keni më të qartë situatën në të cilën ndodheni.

Demi
Jeta juaj ne çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me një çështje dhe duke mos hapur rrugë, situata mund të bëhet problematike. Ekuilibri financiar në shumë momente do jetë i trazuar.

Binjakët
Do jeni akoma më tolerantë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do të vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje, shumë shpejt do merrni edhe një vendim te rëndësishëm, i cili do të ketë shumë impakt në vazhdim.

Gaforrja
Ju që jeni në një lidhje ka mundësi të merrni disa vendime te mëdha sot dhe do futeni në një etapë shumë më të bukur. Pasdite dhe në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat, të cilat vërtet do ju mbushin zemrën.

Luani
Çdo gjë do të ecë ashtu si e kishit planifikuar sot për të dashuruarit. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili të gjithë. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Virgjëresha
Nëse jeni në një lidhje mundohuni të jeni më liberalë dhe nga ana tjetër t’ua vini më shumë veshin këshillave të partnerit. Vetëm kështu marrëdhënia ne çift do ecë si duhet. Në planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla.

Peshorja
Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni të logjikshëm për çdo gjë që do thoni e që do bëni prandaj mes jush dhe partnerit nuk do lindë asnjë mosmarrëveshje.

Akrepi
Për gjithë ata që janë në një lidhje, kjo ditë do të jetë shumë e bukur dhe me diell. Do të argëtoheni pafund pranë njeri-tjetrin dhe debatet do mungojnë tërësisht. Financat do jenë shumë më të kënaqshme, megjithatë mos e teproni.

Shigjetari
Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni shpesh kontradikta me partnerin, por pas pak minutash do pendoheni për ato që keni thënë dhe do kërkoni falje me mënyra të veçanta.

Bricjapi
Përsa i përket dashurisë, nga një gabim i pamenduar mund të shkatërroni gjithçka të bukur që e keni ndërtuar me mundim. Në planin financiar nuk ka për të pasur vështirësi të mëdha kështu që pjesën më të madhe të kohës do ndiheni të qetë.

Ujori
Nëse keni ndonjë dyshim për partnerin tuaj mundohuni të flisni sa më hapur me të që të sqaroni gjithçka. Nëse mundoheni ta kontrolloni fshehurazi keni për të pasur vërtet probleme. Financat do i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Peshqit
Sot do jeni shumë më optimistë ju të dashuruarit dhe do bëni gjithçka që të kaloni çaste të lumtura me atë që keni në krah. Buzëqeshja dhe emocionet do mbizotërojnë në çdo moment. Me shpenzimet do jeni shumë të arsyeshëm.